Gërdeci, fund procesi, ja dënimet për të pandehurit

Trupi gjykues i Gjykatës së Tiranës, ka marrë sot vendimet për dënimin e të pandehurve, ku aktorët kryesor të ngjarjes, dënohen përkatësisht me 18 vite burg për Ylli Pinarin, ish-kreun e MEICO-s dhe për Dritan Minxollin, ish-përgjegjësin e ndërmarrjes së demontimit të armëve Alba-Demil.
Gjykata ka vendosur 10 vite burg për Mihal Delijorgjin, pronari i kompanisë së demontimit të armëve dhe 5 vite të tjera me dënim plotësues. Ndaj të tre këtyre të dënuarve, Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm. Gjykata ka rrëzuar akuzën e vrasjes për të gjithë të pandehurit. Të pandehurit e mësipërm nuk kanë qenë të pranishëm sot në sallën e gjyqit, ku është dhënë vendimi ndaj tyre.
Vendime të tjera
Trupi gjykues i Gjykatës së Tiranë i kryesuar nga gjyqtari Ridvan Hodo, ka vendosur masën e dënimit me 6 vite burg për ish-gjeneralin e Forcave të Armatosura, Luan Hoxha dhe 4 vite të tjera, ai nuk do të mund të kryej asnjë detyrë shtetërore. Gjithashtu, me 4 vite burg është dënuar edhe gjenerali tjetër Shpëtim Spahiu dhe 3 vite të tjera nuk do të mund të ushtrojë asnjë funksion publik.
Me 3 vite burg është dënuar Shkëlzen Madani, dhe 300 mijë lek gjobë. Dashnor Çaushi është dënuar me 3 vite burg, dhe dy vite të tjera mos ushtrim detyre. Gjykata ka dënuar me 1 vit burg shtetasin Ndue Marku, dhe 300 mijë lekë gjobë. Me 3 vite burg është dënuar edhe Ilmi Lacaj, dhe po kjo masë dënimi është marrë edhe për Fari Tokën. Trupi gjykues ka dënuar me 4 vite burg shtetasi Agim Babameta, ndërsa Denis Hajdari është dënuar me 3 vite burg. Ndërkaq, me një vit burg është dënuar edhe Fatbardh Kuqi, dhe tre vite burg Jorgo Mino, ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Të pafajshmit
Trupi gjykues ka shpallur të pafajshëm 7 persona, dhe ndaj një të teti do të vazhdojnë hetimet. Kështu, i pafajshëm është shpallur Agim Lala, Zija Baja, Ardian Mullai, Fiqiret Mato, Adriatik Metma, Besnik Dauti dhe Julian Margariti, teksa do të vazhdojnë hetimet ndaj shtetasit Lavdi Shatro.
Gjykata ka dhënë vendimet edhe për shoqërinë “Albademil”, e cila do të jetë e detyruar të paguaj 25 milionë lekë gjobë, dhe ndalimin për të marrë pjesë në tendera për 10 vite me radhë. Gjykata gjithashtu, ka lënë në fuqi edhe sekuestron për të gjitha pasuritë e Delijorgjit deri në përfundim të të gjitha padive civile.
Reagojnë familjarët: Nuk u dha vendim për vrasësit
Familjarët e viktimave nuk e kanë pritur mirë vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës, duke theksuar se ende nuk është zbuluar se kush ishin autorët e vrasjes së 26 personave në fshatin Gërdec në mars të vitit 2008. “Dhënia e vendimit shkaktoi tek ne si të dëmtuar drejtpërdrejtë nga shpërthimi, dhimbje të njëjtë me atë të vetë ngjarjes. Ne u përballëm me vrasje në masë dhe si e tillë duhet të ishte gjykim në masë ndaj këtij krimi që na u shkaktua. Autorët e krimit ose nuk u gjykuan, si në rastin e Fatmir Mediut, ose nuk u dënuan për krimin kryesor, atij të vrasjes së 26 personave të pafajshëm. Ne kemi 4 vite që zgjohemi pa të dashurit tanë, por që nesër jemi të bindur se po zgjohemi të gjithë si shqiptar pa institucione shtetërore. Ky krim i shëmtuar i përket të gjithëve”, thanë familjarët.
Pretenca e Prokurorisë për të akuzuarit e tragjedisë
Në fillim të nëntorit të vitit të shkuar, Prokuroria e Tiranës bëri pretencën e saj kërkoi masat e dënimit për 28 të pandehurit në procesin gjyqësor për shpërthimin e armëve në fshatin Gërdec. Prokuroria kërkoi në atë kohë:
-Ylli Pinari burgim i përjetshëm
-Mihal Delijorgji burgim përjetë (heqje e të drejtës së ushtrimit të detyrave drejtuese për 10 vjet)
-Dritan Minxolli burgim të përjetshëm
-Sokol Ngjeçi 23 vjet burg
-Ardian Mullahi 7 vjet burg 1 mln lekë gjobë (heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike)
-Shkëlzen Madani 8 vjet burg 2 mln lekë gjobë (heqja e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet)
-Dashnor Caushi 8 vjet burg (heqja e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet)
-Armand Tartari 4 vjet e 6 muaj burg (heqja e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 3 vjet)
-Luan Hoxha 8 vjet burg (heqje e të drejtës për të ushtruar detyrën për një periudhë 5 vjet)
-Agim Lala 4 vjet burg (ndalimi i të drejtës për të ushtruar ndonjë detyrë shtetërore, për 3 vjet”
-Hilmi Laçaj 4 vjet burg (ndalimi i të drejtës për të ushtruar ndonjë detyrë shtetërore, për 3 vjet)
-Ndue Marku 3 vjet e 400 mijë lek gjobë (heqja e të drejtës për të ushtruara funksione publike për 3 vjet)
-Shpëtim Spahiu 8 vjet burg (ndalimi i të drejtës për të ushtruar detyrë shtetërore për 5 vjet)
-Zija Baja 6 vjet burg (ndalimi i të drejtës për të ushtruar detyrë shtetërore për 4 vjet)
-Agim Babameto 4 vjet burg (ndalimi i të drejtës për të ushtruar detyrë shtetërore për 2 vjet)
-Rezart Tërshana 4 vjet burg (ndalimi i të drejtës për të ushtruar detyrë shtetërore për 2 vjet)
-Besnik Dauti 3 vjet e 6 muaj burg (ndalimi i të drejtës për të ushtruar detyrë shtetërore për 2 vjet)
-Fatbardh Kuçi 3 vjet e 6 muaj (ndalimi i të drejtës për të ushtruar detyrë shtetërore për 2 vjet)
-Gëzim Oshafi 3 vjet e 6 muaj (ndalimi i të drejtës për të ushtruar detyrë shtetërore për 2 vjet)
-Jorgo Mino 4 vjet burg (ndalimi i të drejtës për të ushtruar detyrë shtetërore për 2 vjet)
-Denis Hajdari 3 vjet e 6 muaj (ndalimi i të drejtës për të ushtruar detyrë shtetërore për 2 vjet)
-Fari Toska 4 vjet burg (ndalimi i të drejtës për të ushtruar detyrë shtetërore për 2 vjet)
-Zenun Ferro 4 vjet e 6 muaj burg (ndalimi i të drejtës për të ushtruar detyrë shtetërore për 2 vjet)
-Hysni Çoçka 4 vjet burg(ndalimi i të drejtës për të ushtruar detyrë shtetërore për 2 vjet)
-Adriatik Mema 1 vit burg e 200 mijë lekë gjobë (pezullim, prove për 3 vjet)
-Juliana Margariti 2 vjet e 6 muaj burg e 300 mijë lekë gjobë (heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 2 vjet)
-Lavdi Shatro tërhiqet akuza, aktet në prokurori për hetime të mëtejshme.
-Fiqiret Mato 2 vjet burg e 1 milion lekë gjobë (heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 2 vjet)
-Albademi shpk. 75 milionë lekë gjobë (heqje e të drejtës për t’u marrë më veprimtari që kanë lidhje me armët për 20 vjet)
/vijon..../
2012-03-12 10:15