Miratohet ligji për dëmshpërblimin e të ish-të përndjekurve

Për opozitën, pr/ligji nuk parashikon një faturë të qartë financiare, duke nënvizuar shtuan se dëmshpërblimi i plotë duhet të jetë për të përndjekurit mbi 75 vjeç dhe jo mbi 85 vjeç.
Gjithashtu, deputetët opozitarë thanë se vendimi merret për arsye demagogjike, pasi ndryshimet në projektligj duhet të kishin ardhur më parë. "Nuk mund të votojmë një ligj që s’ka faturë financiare. Kërkojmë të përfitojnë dëmshpërblim ish- të dënuarit mbi 75 vjeç", tha nënkryetare e komisionit, deputetja e PS-së, Mimi Kodheli. Ndërkohë kryetari i Komisionit, Edmond Spaho, mbrojti amendimet e ligjit, ndërsa akuzoi qeverisjen socialiste se në 8 vite qeverisjeje nuk kishte bërë asgjë për të përndjekurit politikë.
Sipas këtij projektligji, qeveria shtyn afatin e dorëzimit të dokumentacionit dhe zgjerimin e hartës së përfituesve. "Brenda datës 30 prill ish-të dënuarit politikë, drejtpërdrejt apo nëpërmjet kujdestarit ligjor, si dhe familjarët e viktimave të ekzekutuara, që plotësojnë kriteret e këtij ligji, paraqesin në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën me shkrim për përfitimin e dëmshpërblimit financiar", thuhet në nenin 19 të p/ligjit. Në të njëjtën kohë, me ndryshimet e fundit ligjore është zgjeruar edhe harta e personave që do të përfitojnë dëmshpërblim.
Kështu, në ligjin fillestar ishte përcaktuar se personat që do të përfitojnë janë ata që janë dënuar në periudhën 30.11.1944 deri në 1.10.1991. Me amendimin e gjashtë neneve tashmë do të përfitojnë edhe ata persona që janë dënuar nga 25 tetori i vitit 1944 deri në tetor të vitit 1991. /Start/
2012-03-12 14:30