E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie konsumi ditor i energjisë, rriten prurjet në Drin

Sipas të dhënave të Korporatës Energjetike Shqiptare, bëhet me dije se konsumi ka rënë me 4 milionë kwh, duke rënë në 22 kwh në ditë nga 26 që ishte javë më parë.

Sipas të dhënave  KESH, vazhdon të importojë bashkë me CEZ-Shpërndarjen 12 mln kilovatë/orë në ditë, ndërsa prodhimi vendas arrin 10 milionë kwh/ditë. Edhe prurjet në hidrocentralet në kaskadën e lumit Drin janë rritur ditët e fundit nga shkrirja e borës dhe rritja e temperaturave.

Por KESH duhet të vijojë importin pasi duhet të sigurojë nivele të pranueshme në kaskadë si rezervë hidrike për muajt në vijim, ndërkohë që nivelet e sotme ende janë larg saj. /Start/

                                                                                             2012-03-12 13:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›