Vrasja e rojës së karburantit, hetime intensive

Sipas policisë, ngjarja është regjistruar tek karburant “Uran”, rreth orës 03:30 minuta, ku persona të paidentifikuar kanë vrarë me armë zjarri, shtetasin Amarildo Osman Vrapi, 21-vjeç, banues tek Nish Tulla nr.3 Tiranë.
Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë, u formua grupi i posaçëm hetimor i cili kreu veprimet e para hetimore dhe procedurale duke shoqëruar dhe pyetur persona që kanë dijeni për këtë ngjarje.
“Në vendngjarje u kryen veprimet procedurale si këqyrja e vendit të ngjarjes duke mbledhur dhe administruar provat ndërsa në cilësinë e provës materiale në vendngjarje u sekuestruan dy gëzhoja. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po punohet intensivisht në drejtim të zbardhjes së motiveve të kësaj ngjarje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale të ‘Vrasjes’”, thekson policia. /Start/
2012-03-12 12:56