Reforma ne gjyqesor, KLD e prezantoi sot
TIRANE-Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) prezantoi sot reformën në sistemin gjyqësor, një nga reformat më të rëndësishme në vend. Zëvëndëskryetari I KLD , Kreshnik Spahiu zhvilloi sot në Tiranë një takim me ekspertë ndërkombëtarë dhe diplomatë perëndimorë.
Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu theksoi se reforma do të rrisë performancën e sistemit gjyqësor në vend.
“Me reformën e re do të rritet cilësia në gjykime. Gjyqësori shqiptar ndodhet në një proces historik. Do të rrisim cilësinë në gjykime, për të përmirësuar praktikat negative”, theksoi numri dy i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Sistemi gjyqësor është bërë shpesh pre e kritikave në raportet ndërkombëtare për Shqipërinë. Një ndër kushtet e ndërkombëtarëve ka qënë reformimi I këtij sistemi.
(d.b/BalkanWeb)