E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, i sëmuri mendor strehohet në psikiatri

FIER- Pamjet tronditëse të 26 vjecarit Fatmir Rashu që mbahej i lidhur me zinxhirë në një kolibe, në Levan të fierit, të transmetuara në NËWS 24, BalkanWeb, "Gazeta Shqiptare" kanë nxitur sensibilizimin dhe reagimin e institucioneve vendore.

U desh publikimi i ngjarjes në media, që bluzat e bardha të nxiten duke e strehuar të riun në Spitalin Psikiatrik të Vlorës. 
Një ditë pas transmetimit të lajmit në NEWS 24, pranë të riut ka shkuar drejtoresha e spitalit të Fierit Najada Jaipi dhe mjeku i familjes Zeqo Frashëri. Pas përcaktimit të diagnozës nga mjekët psikiatër, ai është vendosur në ambientet e spitalit të Vlorës për përkujdesje të vecantë.

I riu nga Levani jetonte prej më shumë se 3 vjetësh bënte jetën e një qeni të lidhur me zinxhirë në një kasolle që i ngjan kolibes. I braktisur nga prindërit e tij, Fatmir Rashu është rritur me gjyshërit, por 5 vjet më parë, një traumë e shkaktuar nga mungesat e shumta, si shkak i varfërisë, por edhe si shkak i një incidenti që të afërmit nuk duan ta përmëndin, bëri që i riu të kthehej në një të sëmurë mendor agresiv.  Familjarët tregonin se nuk mund ta linin të lirë pasi ishte shumë agresiv.

(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›