Gerdeci, kerkohet ndarja e ceshtjes
Tirane- Kryetari i Dhomes se Avokatise, Maksim Haxhia njekohesisht edhe avokati mbrojtes i Mihal Delijorgjit, i ka kerkuar dje trupit gjykues ndarjen e procesit. "Ne dosjet ne ngarkim te ish-ushtarakeve, duhen shqyrtuar vec personat civile qe akuzohen per tragjedine e 15 marsit te 2008", theksoi dje Haxhia. Sipas tij, ndarja e ceshtjeve mund te behet ne baze te nenit 93 te Kodit te Procedures Penale. Por, kerkesa e Haxhiut, eshte kundershtuar nga ana e prokurorise, e cila ka shpjeguar se nuk jemi ne fazen qe mund te aplikohet neni 93 i Kodi i Procedures Penale. Gjate procesit te djeshem gjyqesor ne ngarkim te 29 te pandehurve te akuzuar per tragjedine e Gerdecit, eshte bere edhe prezantimi i prokuroreve te rinj, pas zevendesimit te prokuroreve te Prokurorise se Pergjithshme. "Me urdhrin numer 159 te dates 23 korrik te vitit 2009 nga Prokurorja e Pergjithshme, jane zevendesuar me grupin e prokuroreve te perbere nga prokurori Altin Dumani, Genci Qana, Marjeta Zaimi dhe Petrit Bici.", theksoi dje kryetari i trupit gjykues Ritvan Hado. Pas prezantimit te paleve, gjykata eshte detyruar dje te shtyje edhe seancen e trete gjyqesore ndaj te pandehurve, per shkak te mungeses se avokateve mbrojtes. Gjykata ka caktuar daten 23 shtator per zhvillimin e seances gjyqesore, seance e cila eshte paralajmeruar nga mbrojtja qe do te shtyhet serish, pasi disa prej avokateve ndodhen ne nje tjeter proces penal. Gjate seances se djeshme gjyqesore, nuk kane qene prezente te pandehurit Ylli Pinari, Mihal Delijorgji, Sokol Ngjeci, Dritan Minxholli, Ardian Mullai, Shkelzen Madani, Armand Tartari, Gezim Oshati, Adriatik Mema, Ladi Shatro, Luan Hoxha, Agim Lala, Shpetim Spahiu, Zija Bahja, Agim Babameto, Rezart Tershana, Besnik Dauti, Fatbardh Kuci, Marin Toska, Liljana Margariti, Fiqiret Mato dhe shoqeria "Albademil" sh.p.k. Te pandehurit e ketij procesi, akuzohen nga Prokuroria e Tiranes per tragjedine e ndodhur me 15 mars te vitit te kaluar ne Gerdec. Si pasoje e shperthimit te fuqishem, humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere.
R.Caushaj
R.Caushaj