Dritan Dajti takohet me bashkeshorten 30 minuta
Tirane- Pas disa refuzimesh per te takuar bashkeshortin, Dorela Dajti ka mundur dje te takohet me te rreth 30 minuta. Mesohet se bashkeshortja e Dajtit ka hyre paraditen e djeshme ne Spitalin e Burgut, me urdhrin e Prokurorise se Krimeve te Renda. Pas refuzimit te disa hereve nga organi i akuzes, Dorela Dajti iu drejtua Avokatit te Popullit, i cili ka nderhyre per te bere te mundur takimin mes Dajtit dhe bashkeshortes se tij. Sipas burimeve nga Spitali i Burgut takimi eshte zhvilluar ne pranine e punonjesve te policise, nderkohe qe Dorela Dajti eshte njohur me nga afer me gjendjen shendetesore te te shoqit. Gruaja e Dajtit tentoi te takonte bashkeshortin, menjehere pas arrestimit te tij ne Durres me 7 gusht, per shkak se ai kishte tre plumba ne trup nga perplasja me policine. Per pese here me radhe te afermit e Dajtit jane paraqitur prane zyrave te Prokurorise se Krimeve te Renda, duke i kerkuar te lejonte takimet e tyre me 38-vjecarin, por organi i akuzes dhe burgjet refuzuan keto kerkesa. Nderkohe, qe sipas burimeve nga Spitali i Burgut takimi i djeshem mes Dajtit dhe te shoqes, eshte lejuar per shkak se gjendja shendetesore e te arrestuarit, i cili ka ende dy plumba ne trup, eshte permiresuar. Nderkohe qe i arrestuari i akuzuar per vrasjen e kater efektivave te policise, pritet t'i nenshtrohet edhe operacionit per heqjen e dy plumbave qe ka ne trup.
R.C
R.C