E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet kisha 300-vjecare e Voskopojes

Korce- Kisha 300-vjecare e Shen Marise ne fshatin Voskopoje te Korces, ka rene per te pesten here pre e grabitesve, te cilet kane marre disa objekte kulti me vlera te rralla. Dy dragonj te gdhendur ne dru, si dhe nje kryq qe ndodhej mbi ikonostas, kane qene shenjestra e grabitjes per kete radhe, qe ne fakt nuk eshte e para per kete kishe. Sipas policise se Korces, grabitja mendohet te kete ndodhur ne oret e vona te dy neteve me pare, kur persona ende te paidentifikuar kane hyre ne ambientet e brendshme te kishes dhe kane mundur te realizojne vjedhjen. Burimet kane shtuar se autoret e kesaj ngjarjeje dyshohet te jene me shume se dy persona. Mesohet se grabitesit kane hyre brenda kishes duke shqyer hekurat e dritares, qe ndodhet ne pjesen e pasme te saj. Pasi kane kryer vjedhjen e dy dragonjve dhe nje kryqi te gdhendur ne dru, autoret jane larguar. Kane qene besimtare te fshatit Voskopoje, ata qe kane vene re mengjesin e djeshem se dritarja e kishes se Shen Marise ishte e hedhur pertoke. Menjehere eshte lajmeruar policia, e cila ka nisur edhe hetimet per kete ngjarje. Grupi i eksperteve qe po merret me hetimin e kesaj vjedhje, ka grumbulluar provat materiale te gjetura ne vendin e ngjarjes, midis te cilave edhe nje leve, me te cilen dyshohet te jete kryer hapja e dritares. Kryetari i komunes se Voskopojes, Nexhip Bacelli tha per gazeten "KJ" se vjedhja e kishave ne kete fshat eshte kthyer ne nje fenomen mjaft shqetesues dhe per me teper, qe shume prej vjedhjeve te objekteve te kultit, edhe sot e kesaj dite kane mbetur pa autor. Bacelli shpjegon se eshte e domosdoshme, qe nga ana e Drejtorise se Monumenteve te Kultures, te shihet mundesia e vendosjes se rojeve ne kishat e Voskopojes, per te mos lejuar bastisjen e metejshme te tyre dhe te objekteve me vlera qe ndodhen ne keto kisha, te cilat datojne prej shekullit te 14-te.

D. Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›