E Shtunë, 31 Tetor 2026

Termeti, shfaqen problemet shendetesore

Per kater nete me radhe banoret e dy komunave te goditura nga termeti te Gjorices dhe Shupenzes, jane zgjuar jashte banesave te tyre te demtuara. Cadrat e shperndara nga ushtria nuk kane mjaftuar per strehimin e perkohshem te banoreve, tashme te pastrehe. I ftohti e ka renduar se tepermi gjendjen e tyre, madje tek femijet jane vene re edhe komplikacionet shendetesore. Burime nga vendngjarja bejne te ditur se ne spitalin e Bulqizes jane shtruar rreth 40 femije me probleme pleumonare, te shkaktuar si pasoje e te ftohtit. Mjeket thone se femijet jane paraqitur me kolle e te vjella. Atyre u eshte dhene ndihma e menjehershme mjekesore dhe deri tani nuk ka ndonje rast qe paraqet komplikacione. Per rastet me te lehta, pas trajtimit ambulator kane lene ambientet e spitalit, ndersa rastet me problematike jane mbajtur te shtruar per trajtim me te specializuar. Lekundjet e termetit ne kete zone vazhdojne ende, por me nje intesitet me te ulet. Megjithate qe prej mesnates se te dieles, keta banore vazhdon t'i shoqeroje frika, duke e kaluar naten jashte. Drejtori i Emergjencave Alfred Olli, deklaroi se brenda dites se sotme do te perfundoje, strehimi ne cadra i atyre banoreve te mbetur jashte. Per banoret qe u jane shkaterruar banesat, Olli tha se tre kampingjet do te ngrihen ne tre komuna. Ne fshatin Gjorice ka nisur edhe ndertimi i nje kampi me cadra. Forcat e ushtrise kane vendosur disa cadra ne forme kampingu dhe puna do te vazhdoje edhe ne disa fshatra te tjera. Banoret kane kerkuar qe cadrat te vendosen prane banesave te tyre, ne menyre qe te kene mundesi te ruajne ato orendi qe kane mbetur pa u demtuar.

Deri me tani jane shperndare 120 cadra ndersa po vijon puna per te shperndare edhe cadra te tjera. Tre helikoptere po shperndajne ndihma ushqimore. Nga ana tjeter disa prej banoreve, kane nisur individualisht riparimin e pjeseve te demtura te shtepive te tyre. Ne komunen Gjorice shtabi i emergjences ka perllogaritur 150 shtepi te pabanueshme, ndersa ne Shupenze 160 shtepi, ndersa banesa te demtuara numerohen 1 mije e 479.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›