Gërdeci, kërkohetdëshmia e biznesmenitamerikan Patrick Henry
TIRANË- Është zhvilluar sot në gjykatën e Tiranës seanca e radhës për tragjedinë e 15 marsit 2008, në Gërdec e cila i mori jetënj 26 personave dhe la të plagosur mbi 300 të tjerë.
Gjatë procesit të sotëm trupi gjykues ka kërkuar dëshminë e shtetasit amerikan Patrick C.Henry. dhe ka bërë të ditur se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë, që me anë të një letërporosie, të njoftojë autoritetet amerikane se shtetasi Patrick C.Henry, pronar i vetëm i kompanisë Southern Ammounition Company, duhet të paraqitet në gjykatën e Tiranës më 13 shtator 2010, për të dhënë deklarime në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 15 mars 2008 në Gërdec.
Shtetasi amerikan Henry ishte personi i parë që u interesua pranë kompanisë shtetërore të armëve MEICO, për të lidhur kontratë me qëllim demontimin e municioneve, ndaj dhe konsiderohet dëshmitar dhe personazh kyç në historinë e tragjedisë së Gërdecit.
Biznesmeni amerikan, Patrick C.Henry, pritet të dëshmojë për mënyrën se si, pas kërkesës së tij për të lidhur kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes, arriti të hynte shtetasi Mihal Delijorgji, i cili me anë të kompanisë Alba Demil, që nga dhjetori 2007, mori de fakto gjithçka në kontroll në Gërdec, me anë të nënshkrimit të një kontratë me amerikanët të cilët ia deleguan të gjitha të drejtat dhe përgjergjësitë Mihal Delijorgjit, edhe pse kontrata me ministrinë e Mbrojtjes, ishte nënshkruar për demontimin e predhave me kompaninë SAC, në pronësi të amerikanit Patrick C.Henry.
(m.a/News24/BalkanWeb)