Rikthehet pas riparimittrageti “Flaminia” ilinjës Bari-Durrës
DURRES-Kompletohet sërish linja detare Bari-Durrës me një traget të përmasave të mëdha dhe dinjitoz përsa i përket kushteve të lundrimit dhe komoditetit për pasagjerët.
Njëra nga kompanitë më të vjetra është rikthyer përsëri pas një pauze 3 mujore. Trageti Flaminia nisi lundrimin prej 2 ditësh për të lidhur portet e dy vendeve fqinj.
Gjatë këtyre muajve trageti ju nënshtrua riparimit dhe nisi nga puna në prag të sezonit kur flukset e udhëtarëve shtohen në mënyrë të ndjeshme.
Trageti Flaminia do të udhëtojë vajtje –ardhje nga Bari në Durrës dhe anasjelltas. Ai ka një kapacitet prej 2000 udhëtarësh dhe 650 autovetura dhe është më i madhi që lidh portin e Durrësit me porte të tjera të huaja.
Sipas autoriteteve portuale, kompania kishte njoftuar me kohë largimin nga linja për efekt riparimi dhe rikthimin në muajin qershor. Sipas kapitenit të Flaminias trageti siguron tashmë të gjitha kushtet teknike dhe të shërbimeve për udhëtarët.
(e.n/news24/BalkanWeb)