“Gërdeci”, koloneli: “Mediu dha leje për ndërtimin e Fabrikës”
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Një tjetër ushtarak është radhitur në mbrojtje të zyrtarëve të lartë të Forcave të Armatosura që ndodhen nën akuzë për tragjedinë e Gërdecit.
Ylber Dogjani, ish-drejtor i Logjistikës në Ministrinë e Mbrojtjes ka bërë përgjegjës ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu për urdhrin 550, i cili kërkonte të lëshoheshin me qira ambiente të ish-Repartit të Tankeve në Gërdec, në funksion të procesit të demontimit të municioneve. Pavarësisht se prokurori nuk e pyeti, dëshmitari kaloi kompetencat e tij, duke cilësuar se urdhri 550 kishte mangësi të theksuara ligjore dhe ai urdhër duhej ti drejtohej sipas tij pushtetit lokal dhe komandës së doktrinës.
Dëshmia
“Leja për ndërtimin e fabrikës për demontimin e municioneve në Gërdec është dhënë nga Ministri të Mbrojtjes të asaj kohe Fatmir Mediu në kundërshtim me ligjin e urbanistikës, pohoi Dogjani, aktualisht, shef i Shtabit të Doktrinës së Stërvitjes. Dogjani ka deklaruar se në datën 5 prill të vitit 2007 ishte njohur me urdhrin nr 550 të Ministrisë së Mbrojtjes, në bazë të të cilit, komanda e bashkuar duhej ti vinte në dispozicion një sipërfaqe 200 metra katrorë terren një firme private, dhe duhej ta lejonte të ndërtonte fabrikën e demontimit në Gërdec. “Urdhri i Ministrit të Mbrojtjes, të asaj kohe, Fatmir Mediu, kishte mangësi të theksuara ligjore në pikën e dhënies se lejes për ndërtimin e kësaj fabrike”-ka theksuar ish-drejtor i Logjistikes në seancën e djeshme të procesit gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit. Dogjani ka sqaruar me tej se leja për ndërtimin e një objekti duhet dhënë nga pushteti vendor, në këtë rast nga Bashkia e Vorës, dhe nuk është në kompetencë të Forcës së Komandës së Bashkuar. Dogjani u shpreh gjatë seancës në Gjykatën e Tiranës se për këto probleme që ka vërejtur i kishte dërguar shkresë, Ministrit të Mbrojtjes, në datën 3 maj 2007, por nuk kishte marrë asnjëherë përgjigje. Gjyqi për tragjedinë e 15 marsit 2008, ka vijuar në gjykatën e Tiranës me të tjera dëshmi.
Të pandehurit
Çështja "Gërdeci" numëron 29 të pandehur që në pjesën më të madhe janë ish-funksionarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura. Të pandehurit në këtë proces akuzohen si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur më 15 mars të vitit 2008 në ish- fabrikën e demontimit të municioneve luftarake në fshatin Gërdec të Tiranës, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, humbën jetën 26 persona, shumë të tjerë mbetën të plagosur dhe u krijuan dëme të mëdha materiale në zonën përreth.
Dogjani: Ruajtja e
fabrikës, përgjegjësi e MEICO
I pyetur për kompaninë MEICO, ku drejtor ishte Ylli Pinari, ish drejtori i Logjistikës në Ministrinë e Mbrojtjes ka pohuar se për të ruajtur fabrikën ishte përgjegjësi e kompania MEICO. Menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe pyetja nga ishte drejtori i kësaj kompanie, Ylli Pinari i cili e ka pyetur se a ka dokumente kur flet për diçka të tillë, dhe përgjigja e tij ishte se nuk e mbante mend kush ja kishte servirur këtë informacion.
Nis shkatërrimi i 90 mijë tonë municioneve
Shqipëria ka në gjendje 90 mijë tonë municione të vjetra. Falë një projekti bashkëpunimi me Danimarkën dhe OSBE-në, municionet mund të shkatërrohen brenda 2013, dy vjet më herët se është parashikuar. Kreu i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Robert Bosch, ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe ambasadori danez në Tiranë, Ankjær Jensen, qenë dje në uzinën e lëndëve plasëse të Mjekësit, në Elbasan, për të përuruar vënien në punë të dy sharrave prerëse industriale, të cilat do të përdoren për të shkatërruar municionet e tepërta. Katër sharra të tjera janë instaluar në uzinën e Poliçanit. “Këto pajisje të reja do të dyfishojnë kapacitetin e Ministrisë në shkatërrimin e municioneve të tepërta e të vjetra, duke e bërë kështu Shqipërinë një vend më të sigurt për të jetuar”, tha Bosch. Ambasadori i OSBE-së Robert Bosch deklaroi dje gjatë një takimi në Mjekës se “dyshoj se ndonjë prej nesh këtu apo në gjithë popullsinë shqiptare do ti harrojë ngjarjet e Gërdecit të 15 Marsit 2008”. Një shpërthim i qendrës së çmontimit të municioneve, tha ai, shkaktoi humbjen tragjike të 26 jetëve njerëzore, plagosjen e qindra njerëzve dhe një dëm material prej disa milionë eurosh, si rezultat i ekzistencës së tonelatave me municione në gjithë vendin – trashëgimi e sistemit të vjetër komunist. “Tragjedia e Gërdecit solli në vëmendjen e publikut seriozitetin e kësaj situate. Ekzistenca e rreth 100,000 tonë municione në vend u pranua se përbënte kërcënim serioz ndaj sigurisë publike. U bë e qartë se kërkohej shumë më tepër punë për shkatërrimin e këtyre municioneve – por për një shkatërrim të kryer në mënyrë të sigurt”, theksoi ambasadori. Ambasadori danez, vendi i të cilit ka dhuruar sharrat, tha se shkatërrimi i municioneve është një ndarje konkrete me të shkuarën. “Ai është gjithashtu simboli i partneritetit të ardhshëm e të ri mes dy vendeve anëtare të NATO-s,” shtoi ai. Në emër të qeverisë shqiptare, ministri Imami falënderoi Prezencën e OSBE-së dhe qeverinë e Danimarkës për pajisjet.
Ky lajm është publikuar: 13/04/2010