48 orë çmendurie në “Tirana 48 Hour Film Project"
Autori i Lajmit: Redaksia
Do të mjaftojnë vetëm 48 orë “çmendurie”, pa gjumë dhe me kamera në dorë, për të marrë pjesë në festivalin mbarëkombëtar Tirana "48 hour Film Project". Një festival që kërkon vetëm krijimtari, ide, por ju jep edhe mundësinë për të qenë skenaristët, regjisorët, operatorët, pse jo edhe aktorët e një filmi që zgjat 48 orë. Ky projekt është risia, që po sjell artisti Robert Aliaj, i cili pretendon të realizojë në Tiranë festivalin mbarëkombëtar të filmit të shkurtër që prodhohet në vetëm dy ditë dhe fituesi do të njihet në qershor. Aliaj, i cili është edhe president i këtij festivali që njihet si Tirana "48 hour Film Project" ka gjetur gjithashtu edhe mbështetjen në Ministinë e Kulturës, por edhe mbështetjen e donatorëve të ndryshëm. Tirana "48 Hour Film Project" festivali i filmit të shkurtër, shpreson të thithë krijues nga i gjithë vendi dhe nga të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët. Ideja është që të konkurrojnë për realizimin e një filmi të shkurtër brenda 48 orëve. Filmi fitues ka për të konkurruar me filmat fitues nga e gjithë bota për titullin "Best 48 hour Film of the Year 2010" në Los Anxhelos. Në fakt, "Projektit Filmik 48 orë"është themeluar në maj të vitit 2001 kur Mark Ruppert ftoi kineastët në një eksperiment: të bënin një film brenda 48 orëve. Artisti shqiptar ka përfaqësuar Belgjikën, një vit më parë në këtë festival dhe tani pretendon të krijojë një degë të tijën në Shqipëri. Edicioni i vitit 2009 shënoi një rekord prej 35.000 pjesëmarrësish në mbarë botën, që do të përfundonin procesin filmik - që nga casting dhe shkrimi i skenarit, tek xhirimet dhe montazhi, vetëm brenda 48 orëve. Projekti është bërë një fenomen global kulturor, me më shumë se 150.000 pjesëmarrës dhe prodhimin e rreth 9.000 filmave të shkurtër. Kjo është arsyeja që Aliaj ka ftuar artistë shqiptarë kudo që ndodhen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e diasporë të provojnë krijimtarinë dhe punën në grup. Robert Aliaj lindi më 1960, është artist multidisiplinar bashkekohor shqiptar. Përveç si piktor, ai njihet në Shqipëri edhe si një këngëtar i sukseshem i muzikës së lehtë i viteve 80 - 90. Mbas vitit 1990 Aliaj kryen një karrierë ndërkombëtare. Ka ekspozuar në gjithë Evropën dhe në ShBA. Vepra të Aliaj gjendën në shumë koleksione private e publike.
“The 48 Hour Film Project”
Nëse jeni të pasionuar pas kinematografisë, qoftë në regji, skenare apo edhe aktrim, festivali “The 48 Hour Film Project” ua jep këtë mundësi. Pikërisht në 48 orë, keni mundësinë të jeni regjisorë, aktorë, por edhe shkrimtarët e subjektit që do të xhirohet. Këtë vit, mundësinë për të marrë pjesë në këtë event e kanë edhe shqiptarët. Në qershor fillon një garë e pazakontë ku për 48 orë ekipe të ndryshme do të realizojnë një film. “48 orë film projekti është një fundjavë e çmendur dhe pa gjumë, ku ju dhe ekipi juaj do të realizojnë një film”, thuhet në njoftimin zyrtar të ueb faqes. Gjatë 48 orëve, ju duhet të shkruani, filmoni, dhe përfundoni filmin. Ata të cilët janë të interesuar të shikojnë më shumë atëherë mund të klikojnë në http://ëëë.48hourfilm.com/tirane/. Filmat e realizuar do të shfaqen në teatër një javë pas realizmit të filmit. Tirana me këtë projekt është futur në rrjetin e shteteve ku filmi fitues do të garojë për garën e madhe. “Gjatë vitit 2009, më shumë se 40,000 mijë autorë filmash kanë realizuar më shumë se 3,000 mijë filma në 76 qytete. Këtë vit janë edhe më të mëdhenj pasi me autorët e firmave rreth e rreth botës po sfidojnë veten të realizojmë film për 48 orë”, thuhet në ueb faqe. Misioni i “The 48 Hour Film Project” thuhet të jetë avancimi i filmit dhe promovimi i atyre që i realizojnë këto filma ndërsa koha e shkurtër prej 48 orësh, do ta tregojë edhe kreativitetin e atyre që garojnë. Historia e këtij organizmi ka filluar në vitin 2001 në shumë qytet të SHBA-ve. Ekipi më i vogël ndonjëherë që ka marrë pjesë në këtë garë është përbërë nga vetëm një person ndërsa ekipi më i madh përbëhej prej 116 personave dhe 30 kuajve.
Ky lajm është publikuar: 13/04/2010