Gjykata e Lartë rrëzon padinë e Aneta Ramës kundër Berishës
Autori i Lajmit: Redaksia
Gjykata e Lartë ka rrëzuar padinë civile të paraqitur nga Aneta Rama, nëna e kryesocialistit Edi Rama, kundër Kryeministrit Berisha, për ato që ajo i ka cilësuar si fyerje dhe akuza ndaj familjes së saj gjatë debateve publike në Kuvend.
“Nuk është kompetencë e Gjykatës së Lartë të merret me këtë padi civile, le të kalojë në Gjykatën e Tiranës”, ka qenë vendimi i marrë nga trupi gjykues lidhur më këtë çështje të ngritur pranë këtij institucioni nga nëna e Ramës. Kështu, dje u vendos të shpallet moskompetenca, duke ia deleguar si kërkesë Gjykatës së Shkallës së Parë, kërkesë kjo e bërë nga Aneta Rama. Po në këtë seancë është rrëzuar edhe kërkesa për të shqyrtuar padi civile brenda kërkesës për heqje imuniteti.
Imuniteti i Kryeministrit
Trupi gjykues i mbledhur në seancën e djeshme, pasi dëgjoi pretendimet e avokates përfaqësuese të Kryeministrit, dhe palës paditëse, vendosi edhe për sa i përket heqjes së imunitetit të kryeministrit Berisha. Gjykata vendosi të shpallë shtyrjen për vendimin për heqje apo jo të imunitetit të Kryeministrit në datë 4 maj. Gjatë seancës së djeshme, avokati i paditëses, Arian Salati ka kërkuar që Kryeministrit Berisha ti hiqet imuniteti, pasi sipas tij, ai “ka shpifur ndaj Edi Ramës”. Ndërsa, avokatja e Kryeministrit e ka mbrojtur atë, duke pohuar se “deklaratat e bëra në Kuvend prej tij në adresë të Ramës kanë qenë politike”. “Paditësit të sjellin prova konkrete për të provuar shpifjen”, ka pohuar Bllaca.
Padia
Sipas kërkesës për gjykim të datës 18 dhjetor 2009, Aneta Rama kërkon nga Gjykata e Lartë të marrë në gjykim kryeministrin Sali Berisha duke akuzuar atë për kryerjen veprës penale të shpifjes të kryer botërisht nga foltorja e Kuvendit të Republikës. Nëpërmjet padisë, nëna e kryesocialistit kërkon një dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar me anë të këtyre shpifjeve. “Vepra e mësipërme është konsumuar në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë fjalës së mbajtur prej të akuzuarit prej meje në seancën plenare të datës 26 nëntor 2009. Në këtë seancë, Berisha bën thirrje që unë të dal e tiu tregoj shqiptarëve se djalin tim Edi Rama, e paskam kuruar për 10 vjet nga sëmundja e skizofrenisë. Si dhe shpif duke përhapur thënie të pavërteta sikur im bir, Edi Rama, më paska dëbuar, duke më nxjerrë nga shtëpia në rrugë me rrobat e gjumit”. Kështu thuhet në padinë penale të dorëzuar dhe që po shqyrtohet nga Gjykata e Lartë. “Me këto deklarata të trilluara nga kryeministri Berisha, ky i fundit synon që të ulë dinjitetin tim si nënë para syve të mbarë opinionit publik sepse, sipas Berishës, megjithëse e ndërgjegjshme për sëmundjen e tim biri, e cila në fakt është absolutisht një trillim i njeriut, unë nuk paskam as kurajën dhe as sinqeritetin që tua bëj atë të ditur shqiptarëve, me gjithë përgjegjësinë që kam ndaj tyre si qytetare dhe si nënë shqiptare”- thekson nëna e kreut të Socialistëve Aneta Rama në padinë e saj.
Citim i Aneta Ramës
Të gjithë këto fakte të trilluara nga Kryeministri, sipas znj. Rama, janë të pavërteta dhe shpifje që synojnë të zhvleftësojnë para opinionit publik personalitetin e paditëses të krijuar, sipas saj, me punë të ndershme e marrëdhënie gjithnjë korrekte me shoqërinë. “Këto “fakte” janë tërësisht të pavërteta, nuk i përgjigjen asgjëkund realitetit” nënvizon znj.Rama në kërkesë padi.
Citim i Berishës
“Tani do ti them zonjës: kam shumë respekt për ty po do ishte në nderin tënd dhe të integritetit tënd që tu tregosh shqiptarëve që e ke mjekuar djalin tënd 10 vjet për skizofreni! … dil me kurajë si nënë shqiptare dhe thuaju të vërtetën, e ngrihu mbi sentimentet e një djali që të ka nxjerrë me lecka, nga shtëpia e tij, me rroba gjumi në pazar.”
Ky lajm është publikuar: 13/04/2010