E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci, ndertuesit gati 300 shtepi

Mbi 300 banesa ne zonen e Gerdecit, te cilat kane pesuar demtime te mesme dhe te renda, do te rindertohen brenda nje periudhe 1 - 2 mujore nga Shoqata e Ndertuesve. Lajmi u njoftua dje nga burimet zyrtare te shoqates. Bordi Drejtues ne mbledhjen e djeshme njezeri vendosi qe anetaret e Shoqates se Ndertuesve te Shqiperise duke u solidarizuar plotesisht me te demtuarit e katastrofes te marrin persiper te riparojne ne kohen me te shkurter 300 banesa te cilat kane pesuar demtime te mesme dhe te renda, brenda nje periudhe 1 - 2 mujore ne varesi te shkalles se demtimit. Cdo firme anetare e Shoqates se Ndertuesve te Shqiperise e deges Tirane, Durres, Kavaje do te marre persiper riparimin e nje objekti vetem me vleren e punimeve pa fitim.
"Ne rast se Qeveria do te pranoje propozimin tone, me nje marreveshje me grupin e emergjences do percaktoje modalitetet e marrjes ne dorezim te objekteve nga ndertuesit dhe dorezimin e punimeve te perfunduara", njoftuan ndertuesit. Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise i ben thirrje te gjitha firmave qe prodhojne dhe tregtojne materiale ndertimi, ne shenje solidariteti me te demtuarit e Gerdecit, te ulin cmimet 5 - 10% per lende druri, hekur, cimento, tulla, tjegulla, dyer, dritare, pllaka, etj. Per rakordimin e punes me pushtetin vendor dhe ndarjen e detyrave mes anetareve shoqata ne fjale ngriti nje grup pune te kryesuar nga ing. Luigj Aleksi, Kryetar i Shoqates se Ndertuesve te Shqiperise. Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise shpreh bindjen se te gjithe ndertuesit do te pergjigjen njezeri per te dhene kontributin e tyre ne eliminimin e pasojave te katastrofes.
Aktualisht buxheti i shtetit ka ne dispozicion te kompensimit te demeve te krijuara nga katastrofa e Gerdecit rreth 6 miliarde leke. Shifra eshte bere publike dje nga zyrtaret e Ministrise se Financave. Fondi eshte krijuar si i tille nga fondet e emergjences civile qe kane qene te miratuara ne buxhetin e shtetit dhe qe administrohen nga Ministria e Brendshme. Perves fondit te emergjences do te perdoret fondi rezerve i Keshillit te Ministrave dhe fondi i kontigjences i cili ne buxhetin e shtetit eshte per te perballuar risqe te ndryshme ne procesin e zbatimit te tij. "Ne total eshte nje shume prej 6 miliard lekesh, qe nga vleresimet paraprake mendojme se do te mjaftojne per te perballuar situaten" eshte shprehur zv/ministri i Financave pergjegjes per hartimin dhe zbatimin e buxhetit. Po keshtu qeveria ka hapur llogari ne bankat e nivelit te dyte per te grumbulluar fonde qe do te perdoren per permiresimin e situates.
Grupet e shtabit te emergjencave civile, te ngritur nga Ministria e Mbrojtjes, per te vleresuar demet e tragjedise se Gerdecit, i kane bere perllogaritjet e para per demet qe shkaktoi shperthimi i pak diteve me pare. Sipas Drejtorit te Emergjencave Civile, Alfred Olli rezultojne ne totale 1350 banesa te demtuara, 380 prej tyre te rrafshuara plotesisht, dhe te pa banueshme. Numri i grupeve te punes te cilet po punojne per te evidentuar demet e kesaj tragjedie eshte 42. Ndersa po vazhdon pastrimi i zones, tashme te minuar nga predhat e pa plasura te cilat jane shperndare neper gjithe fshatin Gerdec. Nderkohe sipas Ollit po punohet me shpejtesi per te cminuar pjesen tjeter te fshatit Gerdec, nga forcat e specializuara te ushtrise, pasi eshte bere e mundur pastrimi plotesisht i 48 hektareve toke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›