Gerdeci ne burg Pinari e Delijorgji
Gjykata e Tiranes shpalli dje moskompetencen lendore per shqyrtimin e kerkeses se tyre per lirim te menjehershem nga qelia per shkak te tejkalimit te afateve te paraburgimit. Dje pritej te llogariteshin afatet e paraburgimit nga rezultati i te cileve do te vendosej fati i tre te pandehurve. Nderkohe vendimi i Gjykates se Tiranes per moskompetence u be shkak qe gjykata te mos kalonte fare ne proceduren e perllogaritjes se afateve. Vendimi i treshes gjykuese te kryesuar nga gjyqtari Gerd Hoxha i shteroi shpresat e tre te pandehurve te Gerdecit per lirim para mberritjes se vitit 2011. Sipas gjykates shkak per shpalljen e moskompetences u be rekursi i prokurorise ne Gjykaten e Larte per vendimin e dates 17 dhjetor te Apelit te Tiranes vendim qe ktheu kerkesen e Delijorgjit Pinarit dhe Minxollit ne Shkallen e Pare. Gjykata shpall moskompetence lendore per shqyrtimin e kerkeses me kerkues Mihal Delijorgjin Sokol Ngjecin dhe Ylli Pinarin me objekt afatet e kohezgjatjes se paraburgimit. Aktet do te cohen ne Gjykaten e Larte u shpreh para paleve ne vendimin perfundimtar kryesuesi Hoxha. Ne seancen e djeshme nje nga prokuroret e ceshtjes beri te ditur para gjykates se vendimit i dates 17 dhjetor te Gjykates se Apelit te Tiranes i ishte bere rekurs nga ana e Prokurorise se Apelit ne Gjykaten e Larte. Ky pretendim i prokurorise u kundershtua nga avokatet mbrojtes te te pandehurve te cilet mohuan te kishin dijeni mbi rekursin e prokurorise. Ne arsyetimin e vendimit te djeshem u pohua se per sa kohe eshte bere nje rekurs ne Gjykaten e Larte aktet e dosjes nuk duhet te percilleshin ne Gjykaten e Shkalles se Pare. Kerkesa e tre te pandehurve te Gerdecit per lirim nga qelia qe prej korrikut te ketij viti kur u artikulua per te paren here endet neper shkalle te ndryshme te gjyqesorit. Se fundmi ne 17 dhjetor Gjykata e Apelit vendosi rikthimin e saj per shqyrtim ne Gjykaten e Shkalles se Pare me nje trupe te re gjyqtaresh. Ne vendimin e Apelit urdherohej Gjykata e Shkalles se Pare qe numerimi i afateve te paraburgimit per Delijorgjin Pinarin dhe Ngjecin te filloje qe ne mars te vitit 2009 kur dosja ka mberritur per gjykim ne Gjykaten e Larte. Sipas avokateve mbrojtes te tre te pandehurve klientet e tyre kane me teper se 100 dite qe qendrojne pa te drejte ne paraburgim.
ARMAND BAJRAMI