"Gërdeci", në gjykatë pa Mediun
Superdosja "Gërdeci" niset nga Gjykata e Lartë drejt Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, me një numër rekord 29 të pandehur. Personat pa imunitet, të akuzuar nga Prokuroria e Përgjithshme, do të hetohen tashmë nga Gjykata e Faktit, ndërsa ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, do të gjykohet në Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit tha dje se ka përfunduar pas 10 ditëve fotokopjimin e 80 fashikujve të dosjes me rreth 30 mijë faqe. Administrata e Gjykatës Supreme ka përdorur një prokurim të drejtpërdrejtë për fotokopjimin e mijërave materialeve dhe pas një procesi të mundimshëm, dosja është dërguar në Shkallën e Parë. Por nuk mbarojnë këtu problemet për dosjen "Gërdeci".
Problemet administrative
Pas mbarimit të hetimit nga Prokuroria e Përgjithshme dhe dërgimit në Gjykatën e Lartë, kjo e fundit i ktheu prokurorisë disa prova, pasi nuk ishin dërguar sipas parametrave ligjorë. Më pas, provat u ribënë dhe u ridërguan në gjykatë. Pas peripecish, të gjitha faktet iu drejtuan gjykatës. Më pas problemet administrative kaluan në derën e Gjykatës Supreme, ku salla për zhvillimin normal të gjyqit mungonte, pasi numëroheshin rreth 30 të pandehur. Duke iu shtuar këtyre edhe mbrojtësit ligjorë, ku disa të pandehur kishin nga dy avokatë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë modifikoi një sallë, duke u lënë pak vend familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit dhe gazetarëve të shumtë që e ndiqnin. Kur dukej se gjithçka u vu në vijë dhe pritej hapja e shqyrtimit gjyqësor, në kërkesat parapake 29 të pandehurit kërkuan ndarjen e procesit, pasi nuk kishin imunitet dhe nëse dënoheshin nga Gjykata e Lartë, nuk kishin ku të ankoheshin. Pesëshja e Kolegjit Penal vendosi që të ndajë çështjen. Por këtu lindën disa probleme të tjera administrative, si fotokopjimi i superdosjes. Administrata vendosi që të zhvillojë një prokurim të drejtpërdrejtë, ku fituesi u shpall brenda disa ditëve. Sipas burimeve nga Gjykata e Lartë, fotokopjimi ka mbaruar në orët e para të ditës së djeshme dhe automjetet e gjykatës transportuan në Gjykatën e Tiranës 30 mijë faqet, duke u bashkangjitur edhe provat përkatëse. Mësohet se mesditën e djeshme fashikujt hetimorë kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë.
Shorti për gjyqtarët
Gjatë ditës së sotme pritet që në Gjykatën e Tiranës të zhvillohet shorti për trupin gjykues që do të marrë barrën e gjykimit të 29 të pandehurve. Krahas kësaj ane administrative, në godinën e re të Gjykatës së Tiranës nuk ka asnjë sallë e cila mund të mbajë të gjithë të pandehurit së bashku me avokatët, familjarët e viktimave të Gërdecit dhe përfaqësuesit e mediave. Mësohet se e vetmja sallë gjykimi është në Gjykatën Civile të Tiranës, e cila është shumë larg Gjykatës Penale.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, do të gjykohet i ndarë nga 29 të pandehurit e tjerë të akuzuar nga prokuroria shqiptare si persona që janë përgjegjës për tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec të Vorës. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi 10 ditë më parë të pranonte kërkesën e 16 prej të pandehurve të këtij procesi për veçimin e gjykimit. Drejtuesi i Kolegjit Penal, Besnik Imeraj, tha se kërkesa e avokatëve është e bazuar në ligj, duke rrëzuar për të dytën herë prokurorinë, e cila kërkoi që procesi të zhvillohej në Gjykatën e Lartë. Gjykata Supreme gjithashtu nuk ka pranuar as kërkesën e avokates mbrojtëse të familjeve të viktimave për të ngritur padi civile për dëmshpërblim. Sipas Kolegjit Penal të kësaj gjykate, shqyrtimi i kësaj kërkese është kompetencë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.
Në Gjykatën e Tiranës:
Agim Lala
Ndue Marku
Ardian Mullai
Zija Bahja
Luan Hoxha
Zenun Ferro
Hysni Çoçka
Lavdi Shatro
Jorgo Mino
Fiqiret Mato
Armand Tartari
Fatbardh Kuci
Shpëtim Spahiu
Adriatik Mema
Rezart Tërshana
Denis Hajdari
Gëzim Hoshafi
Besnik Dauti
Agim Babameto
Fahri Toska
Mihal Delijorgji
Ylli Pinari
Shkëlzen Madani
Ardian Mullai
Sokol Ngjeçi
Dritan Minxholli
Juliana Margariti
Dashnor Çaushi
Hilmi Lacaj
"Albademil" sh.p.k.
Në Gjykatën e Lartë:
Fatmir Mediu
Në Gjykatën Civile:
Kërkesat e familjarëve të viktimave të Gërdecit
Kërkesa e avokatit të shtetit