E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet i kërkuari për kanosje

Kanos me armë, ndalohet i kërkuari. Burimet zyrtare të policisë bënë të ditur ndalimin e 21-vjeçarit Roland Pula, 21 vjeç, nga fshati Gramëz i Rrethit të Krujës. Ndalimi i tij është bërë sepse në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Krujës i ka dhënë si masë sigurie "arrest me burg" për "kanosje dhe armëmbajtje pa leje". Vendimi i referohet një ngjarjeje të ndodhur në 13 shtatorin e kaluar në Fushë-Krujë, ku për motive të dobëta Pula ka kanosur me armë zjarri shtetasin Altin Musteqja. Në dhjetor të vitit të kaluar, i riu është shpallur në kërkim nga policia e Krujës, por vetëm dje shërbimet e saj arritën ta kapin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›