Tenton përdhunimin, shpallet në kërkim
Tenton të përdhunojë bashkëmoshataren e tij, por pa mundur të realizojë qëllimin. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se 23-vjeçari Mirjan Ashiku, nga Peqini, rreth orës 02:30 të mëngjesit të së mërkurës ka hyrë në banesën e 23-vjeçares Ana S., lindur në Elbasan dhe banuese në lagjen "Xhami" të Peqinit, nga dritarja e dhomës së gjumit. Mësohet se dritarja ka qenë e hapur dhe i riu ka mundur të hyjë lehtë brenda, duke tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Vajza ka mundur t‘i rezistojë agresorit dhe ky është larguar me shpejtësi. Ndërkohë, pas denoncimit të vajzës, policia është vënë në kërkim të tij.