Aksidentohet i riu, vdes në spital
Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një 27-vjeçari, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se "një mjet tip "Fuoristradë", i drejtuar nga 51-vjeçari Xhevahir Jolla, ka përplasur një motoçikletë pa targa, e cila drejtohej nga Dritan Ranxha, 27 vjeç, në fshatin Mjekës. Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar rëndë 27-vjeçari Ranxha, i cili, pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin kirurgjikal të Elbasanit, është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, por nuk ka mbijetuar. Ai ka ndërruar jetë pak pasi ka mbërritur në Tiranë.