E Shtunë, 31 Tetor 2026

Invalidet pa karta, rrezikojne votimin

Mungesa e rampave, ashensoreve qe t'i transportojne ne katet e larta, i ka lene personat me aftesi te kufizuara pa karta identiteti. Pavaresisht se keta kane kerkuar qe te pajisen me kete dokument, nuk kane asnje mundesi per t'i marre ato. "Ne jemi njerez, si gjithe te tjeret dhe kemi te drejta ashtu sikurse te gjithe qytetaret e tjere, i bazohemi nje Kushtetute, pavaresisht se ne shoqerohemi nga nje karrige me rrota", ka pohuar Gezim Metalia, invalid. Sipas tij, drejtuesit e shoqates kane kerkuar lehtesira per kete kategori te qytetareve, por deri me tani nuk eshte marre asnje mase.

Invalidet

Drejtuesit e shoqates se personave me aftesi te kufizuara, i kane kerkuar drejtuesve te njesive bashkiake qe per disa dite te zhvendosin zyren e aplikimit per karta identiteti. Kjo kerkese ka pasur te beje me zhvendosjen e zyres ne nje kat perdhes, ne menyre qe personat me aftesi te kufizuara te kene mundesi te aplikojne per marrjen e kesaj karte. "I kemi kerkuar kryetarit te bashkise, qe nje dite te vendose aparaturat e aplikimit ne nje ambient ku ne te kemi mundesi te aplikojme, apo te behet nje zyre ku te votojne gjithe personat me aftesi te kufizuara ne Tirane. Une, jam banor i njesise bashkiake nr.9, per te shkuar ne katin e trete te saj nuk kam asnje mundesi, pasi jane shume shkalle" ka pohuar per gazeten "Koha Jone", Gezim Metalia. Sipas tij, jane 47 persona me aftesi te kufizuar ne njesine bashkiake nr.9 qe ende nuk jane pajisur me kartat e identitetit. Shkak eshte bere pamundesia e tyre per te aplikuar ne ambientet e minibashkive. Ky fakt eshte pohuar edhe nga vete kryetari i njesise bashkiake nr.9, Harmond Halebi. "Deri tani rezultojne se jane 47 persona invalide, te cilet kane kerkuar te pajisen me karte identiteti, por nuk kane mundesi te ngjiten tek zyrat e aplikimit. Per keto raste kemi menduar qe te gjendet nje zgjidhje", ka pohuar Halebi. Nga ana tjeter personat me aftesi te kufizuara, kane kerkuar qe dhe ata te votojne si gjithe te tjeret, ne baze te Kushtetutes.

KQZ

Pas problemit te ngritur nga personat me aftesi te kufizuara, keshilltari per mediat ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, Leonard Olli thekson se Kodi i ri Zgjedhor percakton qarte detyrimet qe duhet te permbushen. "Ne Kodin Zgjedhor jane te percaktuara te gjitha detyrimet qe kane njesite bashkiake dhe institucionet e tjera, por ne kete rast kjo realizohet me nje bashkepunim me pushtetin vendor", ka pohuar Olli.

Listat e votuesve

Listat e votuesve duhet te shpallen per disa jave, ne rruge zyrtare. Njesite bashkiake kerkojne qe ligji te shprehet per kushtet qe duhen ofruar per shtetasit me aftesi te kufizuara. Por deri tani asnje pergjigje nuk eshte kthyer. Ne daten 28 maj, te gjitha njesite bashkiake duhet te dorezojne ne KQZ, listat e zgjedhesve dhe nese nuk do te nderhyhet, e drejta e votes per personat me aftesi te kufizuar perseri nuk do te respektohet. Per sa i perket pagesave per kartat e identitetit, personat me aftesi te kufizuara, nuk do te paguajne asnje kuote. Sipas nje vendimi te marre pak kohe me pare nga qeveria, jane disa kategori te popullsise, te cilat nuk duhet te paguajne per pajisjen me kete lloj dokumenti. Po keshtu falas e marrin edhe romet, jetimet si dhe kategori te tjera te percaktuara.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›