E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i Agimit te Arte, bashkepunetor i sherbimeve sekrete greke

Ne median greke qarkullon nje dokument "teper sekret" i Sherbimit Qendror Informativ grek, "KYP", parardhesi i Sherbimit Informativ Kombetar te Greqise, "EYP", sipas te cilit rezulton se Kryetari i partise ultranacionaliste, Agimi i Arte, Nikolaos Mihaliolakos eshte bashkepunetor i sherbimeve sekrete greke. Sipas dokumentit "teper sekret" qe mban daten 29 dhjetor 1981, nr.prot. 1009, referohet se Kryetari aktual i partise ekstremiste Agimi i Arte, Nikolaos Mihaliolakos dhe ish kryetari i partise ultranacionaliste "4 Gushti", Kostandinos Plevris, kane qene bashkepunetore te sherbimit sekret grek, "KYP". Mihaliolakos, i cili eshte koduar me emertimin "ASTIAGAKS 2649 K" ka marre nje shperblim mujor prej 120.000 dhrahmi nga sherbimi sekret grek, ndersa Kostandinos Plevris eshte paguar me 200.000 dhrahmi ne muaj dhe mbante pseudonimin "ANASTASIOS 0413 A". Plevris e ka pohuar zyrtarisht se ka qene pjese e sherbimeve sekrete greke per kontrollin e emigracionit grek gjate juntes ushtarake, ndersa mbetet enigme edhe sot aktiviteti qe mund te kete mbuluar "agjenti" tjeter, Mihaliolakos, i cili eshte marre gjeresisht me nacionalizmin grek, kryesisht me ceshtjen qipriote, per te cilen ka qene edhe veprimtar i organizates ultranacinaliste greke "EOKA" .

Koincidencat: Nikolaos Mihaliolakos, gjate nje debati televiziv te zhvilluar ne televizionin grek "Ant1" ne vitin 1993, replikon ashper me Theodhoros Pangalos, ne lidhje me te ashtuquajturen ceshtje e "Vorio Epirit". Ne kete emision, Mihaliolakos deklaron publikisht se nqs. do te kishte nje kryengritje te armatosur ne "Vorio Epir", ai do ta mbeshteste ate. Pikerisht, nje vit me vone, me 10 prill, ne oren 02:40 nje komando greke prej 8 personash me uniforma te ushtrise greke hyne ne territorin shqiptar, ne afersi te fshatit Peshkepi prane nje reparti ushtarak. Komandoja vret ne befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptare. "Keto i keni per Vorio Epirin", kane thirrur ndersa gjuanin.

Gazeta "Elefterotipia" publikon lajmin se vrasja eshte marre persiper nga grupi terrorist "MAVI" "Fronti per Clirimin e Epirit". Nata e 10 prillit 1994 do te mbahet mend nga te gjithe shqiptaret. Vendi yne atehere u gjend perballe nje sulmi ushtarak. Keto komando, ashtu si Mihaliolakos ishin stervitur ne Qipro, sipas stilit te "Organizates Kombetare te Luftetareve Qipriote", EOKA, organizate ne te cilen ka qene pjesemarres aktiv edhe Mihaliolakos.

Nga ana tjeter, djali i "agjentit" tjeter, Kostandinos Plevris ( i cili cilesohet si babai i ultranacionalizmit dhe neonazizmit grek), Athanasios Plevris, deri para dy vjetesh ka qene deputet i Parlamentit grek, duke perfaqesuar partine tjeter nacionaliste, LA.O.S "Alarmi Popullor Ortodoks", ku me tone te larta ka folur kunder emigranteve shqiptare ne Greqi si dhe ne mjaft raste ka ngritur pyetje parlamentare ne lidhje me gjendjen ne te ashtuquajturin "Vorio Epir"

Kush eshte Nikolaos Mihaliolakos

Nikolaos Mihaliolakos ka lindur ne vitin 1957 ne Athine. Ka mbaruar studimet ne fakultetin e Matematikes, ne Universitetin "Kopodistria" te Athines. Ne moshen 16 vjecare u anetaresua ne partine nacionaliste 4 Gushti, e cila drejtohej nga Kostandinos Plevris. Ai gjithashtu ka marre pjese ne filialin e Athines te organizates qipriote "EOKA".

Eshte arrestuar per here te pare ne vitin 1974, ndersa po portestonte jashte ambienteve te ambasades Britanike, kunder pushtimit turk te Qipros. Mihaliolakos eshte takuar disa here me lideret e juntes ushtarake, e cila u instalua ne Greqi ne vitet 1967-1974. Pas rekrutimit ne ushtri ai u be komando i forcave speciale. Ai eshte arrestuar perseri ne vitin 1978 si pjesetar i nje grupi te ekstremit te djathte, ndersa po transportonte ilegalisht arme dhe eksploziv. U denua me 1 vit burg. Me pas hedh ne treg revizten "Agimi i Arte", (Hrsisi Avgi). Ne vitin 1985 formon Levizjen Nacionale "Hrisi Avgi", Kryetar i se ciles eshte edhe sot.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›