UT dhe UP, marreveshje ne Vlore per doktoratura te perbashketa Sonila Isaku
Vlora pas 100 vitesh duket se ka qene jo rastesisht vendi i nenshkrimit te nje marreveshjeje te rendesishme mes Shqiperise dhe Kosoves, pikerisht ne fushen e arsimit. Behet fjale per nje marreveshje e cila ka ne thelb organizimin e programeve te studimeve per doktorature ne fushen e Letersise dhe gjuhes Shqipe mes dy universiteteve, pikerisht atij te Tiranes dhe te Prishtines. Marreveshja eshte nenshkruar nga Rektori i UT, Prof. Dr. Dhori Kule dhe nga Rektori i UP, Prof. Asoc. Dr. Ibrahim Gashi. Sipas kesaj marreveshjeje parashikohet qe organizimi i programeve do te jete i ndare ne kohe te barabarta mes dy universiteteve, cka do te thote se 6 muaj te studimeve do te zhvillohen ne Tirane dhe 6 muaj te studimeve do te zhvillohen ne Prishtine. "Organizimi i dy programeve te perbashketa te doktorates, do te jete i ndare ne kohe te barabarte midis dy universiteteve per sa i perket zhvillimit te studimeve te organizuara teorike te programit te doktorates, ndersa pjesa e kerkimit shkencor do te jete ne varesi te temes qe kandidatet do te zgjedhin" thuhet ne piken 3 te marreveshjes se nenshkruar. Po sipas kesaj te fundit, do te jene universitetet ato qe do te bien dakord qe, kandidateve t'u vihen ne dispozicion kapacitetet e percaktuara per programet e tjera te doktorates gjate gjithe kohes se zgjatjes se tyre. Ajo qe pritet te vijim eshte nxjerrja e rregulloreve te perbashketa mes Ministrise se Arsimit ne Shqiperi dhe asaj ne Kosove per percaktimin e procedurave si te regjistrimit ashtu edhe te pagesave etj. Momentalisht dy ministrite kane rene dakord per zbatimin e kesaj marreveshjeje dhe pritet qe se shpejti te hartojne kurrikulat dhe te percaktojne pedagoget te cilet do te japin lendet e Historise dhe te Gjuhes Shqipe. Sa i perket diplomes se doktoratures ajo do te jete nje diplome e vetme por e leshuar nga te dy institucionet e larta te arsimit. Afati i fundit i hyrjes ne fuqi te marreveshjes do te jete deri ne perfundimin e plote te ketyre programeve te studimit te doktorates nga te dy universitetet. Persa i perket aplikanteve ata nuk do te jene vetem nga Tirana dhe Prishtina por te gjitha qytetet duke perfshire ketu edhe Maqedonine, Universitetin e Tetoves, pra te gjitha trevat shqipfolese.