“Gërdeci”, shkon në 24 numri i të akuzuarve
Autori i Lajmit: red.
Prokuroria e Përgjithshme çon në 24 numrin e të dyshuarve si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe mbetën të plagosur 300 të tjerë. Edhe 13 ish-funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes janë njohur dje me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme deklaruan se 13 ish- funksionarët e lartë janë thirrur dje në organin qendror të akuzës, ku secilit prej tyre i është komunikuar dhe akuza përkatëse.
Hetimet
Burime nga Prokuroria e Përgjithshme deklaruan dje, se 13 ish-funksionarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, të lidhur me hetimet për tragjedinë e rëndë të Gërdecit, janë thirrur sot në organin qendror të akuzës, ku secilit prej tyre i është komunikuar dhe akuza përkatëse. Pak ditë më parë, Prokuroria komunikoi akuzën e shpërdorimit të detyrës edhe për ish-ministrin Fatmir Mediu. Sipas të njëjtave burime, mësohet se prokurorët e dosjes “Gërdeci” u komunikuan akuzat të dyshuarve.
Shkon kështu në 24 numri i personave që u është komunikuar akuza për tragjedinë e 15 marsit, në krye të të cilëve është ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Sipas burimeve nga organi qendror i akuzës, mësohet se akuzohen për falsifikim dokumentesh, drejtori i Uzinës Mekanike të Gramshit, Fiqiret Mato, dhe drejtori i Kombinatit Mekanik në Poliçan, Lavdi Shato.
Akuza për shpërdorim detyre u është komunikuar tre ish-anëtarëve të komisionit të çmimit të fishekëve, Rezart Tërshana, Besin Dauti dhe Agim Babameto. Për shpërdorim detyre janë akuzuar edhe katër anëtarët e komisionit të kategorizimit të municioneve, Gëzim Oshafi, Denis Hajdari, Jorgo Mino dhe Fatbardh Kuçi. Gjithashtu, e njëjta akuzë është komunikuar dhe për katër anëtarë të komisionit të kategorizimit të municioneve, Zenun Cero, Hysni Çoçka, Hilmi Lacaj dhe Fahri Toska. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme komunikoi akuzën e shpërdorimit të detyrës edhe për ish-ministrin Fatmir Mediu dhe ish-drejtues të lartë të Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes, mes të cilëve, ish-shefi i Shtabit, Luan Hoxha, ish- zv.shefi i Shtabit, Shpëtim Spahiu, si dhe ish-zyrtarë të tjerë të lartë.
Tragjedia
Tragjedia e Gërdecit, në 15 marsin e një viti më parë, shkaktoi vdekjen e 26 personave, plagosjen e mbi 300 të tjerëve dhe shkatërrimin e mijëra biznesve edhe shtëpive.
Nën akuzë
Rezart Tërshana, anëtar i komisionit të çmimeve për fishekët
Besnik Dauti, anëtar i komisionit të çmimeve për fishekët
Agim Babameto, anëtar i komisionit të çmimeve për fishekët
Gëzim Oshafi, anëtar i komisionit të çmimeve të municioneve të rënda
Denis Hajdari, anëtar i komisionit të çmimeve të municioneve të rënda
Jorgo Mino, anëtar i komisionit të çmimeve të municioneve të rënda
Fatbardh Kuçi, anëtar i komisionit të çmimeve të municioneve të rënda
Zenun Fero, anëtar i komisionit të kategorizimit të municioneve
Hysni Çoçka, anëtar i komisionit të kategorizimit të municioneve
Hilmi Lacaj, anëtar i komisionit të kategorizimit të municioneve
Fari Toska, anëtar i komisionit të kategorizimit të municioneve
Fiqiret Mato, drejtor i Uzinës Mekanike Gramsh
Lavdi Shatro, drejtor i Kombinatit Mekanik, Poliçan
Luan Hoxha, shef i Shtabit të Përgjithshëm
Agim Lala, zëvendësshef i Shtabit
Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes
Ardian Mullai, sekretar i Përgjithshëm
Shkëlzen Madani, ish-drejtor Ekonomik i Burimeve dhe Menaxhimit
Shpëtim Spahiu, komandant i Forcave të Bashkuara
Zija Baja, komandant i Forcave Mbështetëse
Dashnor Çaushi, drejtor i Logjistikës së Shtabit
Adriatik Mema, sekretar i Përgjithshëm
Armand Tartari, drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Buxhetit
Ndue Marku, drejtor i Drejtorisë Juridike
Të arrestuar
Mihal Delijorgji, ish-administrator i kompanisë “Albademil”
Dritan Minxholli, ish-drejtori Teknik i Punimeve
Ylli Pinari, ish-drejtori i MEICO-s
Ky lajm është publikuar: 19/02/2009