Gërdeci, shpërndahen 844 mln lekë për 1500 shtetas
Ministria e Financave njofton se deri në orën 17.00 të ditës së premte, 25 prill 2008, kanë kaluar në llogaritë personale të 1500 shtetasve të dëmtuar nga shpërthimi teknologjik i Gërdeci, 844 milionë lekë. Specialistët e thesarit në Ministrinë e Financave po përgatisin sot listën prej 409 personash që përfitojnë një shumë prej 135.239.848 lekë.Ndërkohë në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 336 datë 24.03.2008, janë 3825 persona që përfitojnë në total një dëmshpërblim prej 1.559 miliardë lekë.