Korski: BE afate konkrete për Shqipërinë
Kroacia mund ti bashkohet Bashkimit Europian në vitin 2010, Shqipëria në 2011 dhe Maqedonia në 2012, sigurisht nëse do të plotësojnë standardet e kërkuara- tha Daniel Korski, ekspert për Këshillin Europian në Marrdhëniet e jashtme.
Bashkimi Europian kërkon politika të reja për vendet e Ballkanit dhe i ndan ata në dy grupe- ‘gadishulli Adriatik’ dhe ‘Ballkani Qendror’, me qëllim përshpejtimin e progresit e atyre që prodhojnë rezultate- thotë Korski në një analizë. Në të kanë marrë pjesë Giuliano Amato, ish Kryeministër italian, Joschka Fischer- ish Ministri i jashtëm gjerman, Martti Ahtisaari- ish presidenti Finlandez dhe anëtar i misionit special për Kosovën dhe Chris Patten- ish komisionieri për BE-në.
Grupi i parë përfshin Maqedoninë, Kroacinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë, ndërkohë që i dyti përfshin Serbinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën.
Në artikullin e tij ‘Mirupafshim Ballkan, përshëndetje Gadishulli Adriatik” – Korski ka shkruar se BE mund të arrijë sukses në Maqedoni, Kroaci, Mal të Zi dhe Shqipëri, në krahasim me Bosnjë- Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën ku politikat evropiane nuk po zbatohen.
Megjithëse Komisioni Europian ka dhe pak kohë për të përfunduar mandatin, pritet të ndryshojë politikat. Ata kërkojnë ndarjen midis dy ballkaneve.
Nga njëra anë është ‘Gadishulli Adriatik’ me Kroacinë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, ku ka progres dhe politikat mendohet se do të funksionojnë. Nga ana tjetër është ‘Ballkani Qendror’ Serbia, Kosova dhe Bosnje – Hercegovina, ku konfliktet territoriale dhe problemet politike kanë krijuar probleme për Stebilitetin dhe procesin e Asociimit.
Si përfundim, Korski tha se për disa çështje nuk ka asnjë arsye ndryshimi i politikave të BE-së. Maqedonia, Kroacia, Shqipëria dhe Mali i Zi duket se po bëjnë progres. Në Ballkanin Qendror, milionat e eurove të shpenzuar duket se nuk po japin rezultatet e pritura.