E Diel, 1 Nëntor 2026

Abdullai Kafka dhe perralla absurde

/ /

NgaAGIM BACI

Nuk e njohin as Kafken e as Kamyne e ndoshta sdo ta dine kurre se ceshte...

romani absurd. Por Abdulla e Mersim Katuci nga Gurra jane heronjte e ketij subjekti hartuar nen regjine e Karla Del Pontes dhe Dick Martit. Nje subjekt qesharak por qe gjithsesi duhet lexuar per te ditur se sa punohet kunder fytyres se Shqiperise sidomos asaj Shqiperie qe i tremben disa prej fqinjeve tane. Hartuar ne forme horrori si nje bashkepunim mes UK-se dhe shqiptareve fare hapur ngrihet alibia e nje bashkepunimi ne sistem antinjerezor duke tentuar qe me se paku te frenohet njohja e Kosoves e me se shumti qe te nise pervijimi i nje shqiptarizmi te rrezikshem nese mes shqiptareve bien edhe kufijte shteterore dhe natyralisht shqiptaret te shkojne ne nje shtet me dy qendra te rendesishme.
E hedhur ne treg ne nje kohe qe sapo Kosova zhvilloi zgjedhje kjo alibi e dyzuar me shume se sa vertetim duket nje formalitet i sajuar me nje delikatese te madhe pikerisht per te zvogeluar legjitimitetin e bisedimeve Kosove-Serbi cka mund te bente qe kjo e fundit te kerkonte barazi morale ne bisedime. Pra te tilla akuza i japin Serbise te drejten te dale nga dhoma e erret morale e masakruesit te mijera te pafajshmeve ne Ballkan e sidomos ne Kosove e te ulen ne tryezen e bashkebisedimit jo me si fajtore por si bashkefajtore. Po te kemi parasysh se edhe ne Kosove ka sot pese persona te akuzuar per nje veper te tille te ben te mendosh se gatimi i akuzave eshte nje skenar i detajuar per te krijuar pikerisht nje tymnaje e cila me pas do te ulte autoritetin e certifikuar te Thacit apo edhe pjesetareve te tjere te ish-UK-se ne bisedime si personat e zgjedhur nga kosovaret per ti perfaqesuar.
A jane sot gjetja e nje shiringe nje qetesuesi muskujsh dhe nje kutie te ndihmes se shpejte sic na thoka peruani Baraybar nje argument per te ngritur versionin e trafikimit te organeve Kjo fabul qe nuk duket e denje as per nje tregim amator gjithsesi tani e ka marre dhene dhe kundershtimet e kesaj alibie duhen ndjekur me kujdes per te mos lene asnje njolle ne te zgjedhurit e Kosoves e ne idete e nje Shqiperie natyrale sic nuk deshiron ta shohe kurre fqinji yne.
shte fakt qe te ben te ndihesh mire teksa u pa qe PS-ja PD-ja deklaratat e Idrizit apo te gjithe faktoreve ne Shqiperi e Kosove folen me nje ze. Por ky bashkim zeri duhet bashkerenduar me dekonspirimin e ketij plani keqdashes i cili me pare se te behej publik ka arritur te marre vulen e disa personave qe kane vepruar ne Kosove ne emer te autoriteteve qe kane drejtuar de fakto Kosoven. Pra edhe cregjistrimi i te tilla akuzave duhet kaluar nga ky shteg qe kane perdorur kundershtaret e Kosoves apo Shqiperise natyrale sic tashme thone hapur nga dy anet e nje kufiri shume te cuditshem ku te dy rojet perballe flasin nje gjuhe
Per ti dhene autoritetin e duhur fare hapur shteti apo edhe shume patriote mund ti gjejne Abdullait dhe Mersimit nje avokat ndoshta nga me te miret ne bote qe me shume se sa tu shpjegoje atyre se jane heronj absurde te gjejne nje menyre se si tu tregojne Dick-erve se nuk mund te bejne shaka me asnje shqiptar e aq me shume qe te gjejne alibi per serbet qe te na shfaqen si viktima kur nuk u kane kerkuar ende ndjese mijera e mijera viktimave ne Ballkan.
Abdullai dhe Mersimi jane dy viktima qe nuk permbajne vetem absurdin e tyre te cilin veshtire ta kuptojne edhe nese nisin te lexojne gjate gjithe jetes. Por ata jane dy heronj te cilen kete xhakete absurde qe u kane veshur Del Ponte Marti apo Baraybar mund tua zhveshe vetem nje koordinim i perbashket mes Shqiperise Kosoves dhe te gjithe atdhetareve
Detyrimi per te treguar pafajesine e Thacit e Abduallit eshte nje detyrim edhe ndaj te gjithe miqve nderkombetare te Kosoves dhe Shqiperise te cilet meritojne te njohin te verteten se nuk kane gabuar aspak ne doren qe u kane shtrire shqiptareve kudo qofshin ata dhe se perpjekjet per te barazuar agresorin me viktimen do te jene te pavlefshme ne lojen absurde te serbofileve.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›