Prokuroria pyet shefin e Shtabit
Shefi i Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha, eshte marre dje ne pyetje nga ana e Prokurorise Ushtarake. Gjate shpjegimeve te dhena, kreu i uniformave te gjelbra mesohet te jete shprehur se ka dhene informacione per aq sa dhe ka pasur dijeni rreth levizjeve te armatimeve e demontimit, porse nuk ka qene ne kompetencen e tij te vepronte. Kete fakt e bejne te ditur burime nga organi i akuzes se Tiranes. Ashtu sikurse ishte percaktuar, marrja ne pyetje e Hoxhes, te cilit i ishte bere nje fletethirrje, prokurori ushtarak se bashku me oficeret e tij kane shkuar ne zyren e kreut te ushtrise, ne Ministrine e Mbrojtjes, ku ky i fundit do t'u pergjigjej disa pyetjeve qe lidheshin me detyren qe kryente. Ka qene ora 10:00 e paradites se djeshme, kur Luan Hoxha, ne postin e gjeneralit te Forcave te Armatosura, ka dhene shpjegime ne lidhje me tragjedine e Gerdecit. Sipas hetimeve te deritanishme, rezulton te jete nje nga personat qe ka pasur dijeni te shume veprimeve administrative qe firma MEICO ka kryer me firmat amerikane dhe ato shqiptare per demontimin e armeve luftarake. Ky i fundit eshte pyetur nga prokuroria ne cilesine e personit qe ka dijeni per ngjarjen si dhe kompetencat e tij.
Gjeneral Luan Hoxha mesohet se ka dhene dje edhe shpjegime ne lidhje me kompetencat, kush ka qene personi qe ka nxjerre urdhrat per transportin e municioneve me makinat e ushtrise. Nga ana tjeter, shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura ka treguar edhe organizimin dhe zhvillimin i inspektimeve dhe kontrolleve, sipas nje programi te miratuar nga ky i fundit. Hoxha ka folur para grupit hetimor ne lidhje me inspektimet ne repartet ushtarake dhe raportet e mbajtura prej tij muajt e fundit. Nje tjeter kompetence e kreut te ushtrise eshte dhe komunikimi me Komandat e Forcave, Komandat Mbeshtetese dhe komandat e njesive te varesise se drejtperdrejte, duke ndjekur te gjitha procedurat ligjore te komunikimit zyrtar. Ne baze te te dhenave zyrtare, Shtabi i Pergjithshem pergjigjet per pergatitjen e FA-ve ne nivelin e detyrave qe ushtron Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, Strategjia e Sigurimit, Politika e Mbrojtjes dhe Strategjia Ushtarake e Republikes se Shqiperise. Gjithashtu, Shtabi i Pergjithshem permes Drejtorise se Logjistikes, pergjigjet edhe per sektorin e armatim-municionit, sektorin e transportit, sektorin e investimeve dhe infrastruktures. Gjithashtu planifikon, administron dhe drejton furnizimin me armatim e municione njesite e FA, si dhe planifikon e drejton asgjesimin e municioneve dhe njohjen e situates se tyre. Sikunder Shtabi i Pergjithshem i FA-se, ka pergjegjesi per monitorimin dhe kontrollin mbi municionet.
R. Caushaj
Hetuesit, ne pritje te eksperteve te Policanit
Ekspertet e fabrikes se Policanit do te merren ne pyetje keto dite. Nje pjese e grupit te hetimit do te shkoje ne kete qytet, vetem pasi te jete kryer keqyrja e vendit te ngjarjes ne fabriken e Gerdecit. Burime nga organi i akuzes bene te ditur se ekspertet do te merren ne pyetje ne lidhje me procesin e demontimit te ketyre municioneve. Ne saje te ketij procesi organi i akuzes do te ballafaqoje kete proces pune, i cili tregohet nga ana e eksperteve dhe nga ana e punonjesve te fabrikes, qe kane mbijetuar nga eksplodimi. Nderkohe qe xhenieret dhe specialistet e fabrikes se cmontimit te armeve ne Polican do shpjegojne nese cmontimi do te ishte i mundur te kryhej nga keta punonjes.
Deshmon edhe ish-sekretari i Ministrise se Mbrojtjes
Ish-sekretari i Pergjithshem ne Ministrine e Mbrojtjes eshte marre dje ne pyetje nga Prokuroria e Tiranes. Ka qene ora 14:15, kur Adrian Mullai ka lajmeruar grupin hetimor se kishte mberritur ne organin e akuzes. I veshur me nje xhakete kafe, me bluze te kuqe me nje pale syze, Mullai ka shkuar ne zyren e nje prej prokuroreve te ceshtjes, ku edhe me pas ka dhene shpjegime ne lidhje me pozicionin e punes qe ka pasur ne Ministrine e Mbrojtjes, para se te jepte doreheqjen. Burime nga prokuroria sqaruan se Mullai eshte pyetur ne lidhje me te gjitha dokumentet qe ketij te fundit i eshte dashur te regjistroje, e protokolloje ne ministri, si funksion i postit qe mbante. Ky i fundit ka dhene shpjegime edhe ne lidhje me regjistrimin e levizjeve te makinave te ministrise.
SSSASS