Minat me celular, dy muaj pergjime
Prokuroria e Krimeve te Renda pergjonte prej dy muajsh telefonat e kater te arrestuarve per trafik te minave me celular dhe armeve te sofistikuara. Ndersa operacioni i koduar "Ciklon 4" ka qene ne vijim te tre te pareve qe perfunduan me zbulimin dhe ndalimin e pjeses me te madhe te grupit, te dyshuarit e fundit jane ndjekur qe prej muajit shkurt nga agjentet, derisa u kapen mbremjen e 20 marsit, ne portin e Durresit. Burime zyrtare nga prokuroria thane dje, per gazeten "KJ", se emrat e te ndaluarve Glerian Hyseni, 31 vjec, Adrian Mocka, 40 vjec, Shkelqim Gjoka, 34 vjec dhe Hysen Hyka, 40 vjec, kane dale gjate pergjimeve te grupit te pare. Por, ndersa nuk ka pasur prova te mjaftueshme per t'i arrestuar ne operacionin "Ciklon 3", hetuesit kane pritur nje moment te dyte.
Ndersa operacioni i fundit kishte perfunduar ne muajin shkurt te vitit 2007, grupi hetimor kishte pritur deri dy muaj me pare per te pergjuar numrat telefonike te kater te dyshuarve. Gjate arrestimit mesohet se te ndaluarve per trafikun e nente minave me celulare, nje snajperi e nje pistolete me silenciator, jane bllokuar edhe kartat telefonike, me qellim dergimin per ekspertize te tabulateve telefonike dhe zberthimit te bisedave te kryera. Behet fjale per nje operacion te fshehte te organizuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda, e cila kishte nisur hetimet qe ne vitin 2007, per trafikun e armeve nga Shqiperia ne vende te tjera. Mesohet se armatimet merreshin ne Malin e Zi dhe me pas kaloheshin nepermjet Shkodres, duke i percjelle deri ne Durres, me qellim dergimin ne Itali ose Greqi. Burimet zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme kane bere te ditur se ne kete hetim eshte bashkepunuar edhe me strukturat te Drejtorise Kunder Krimit te Organizuar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit dhe si rezultat eshte bere i mundur arrestimi i kater personave te mesiperm dhe sekuestrimi 9 minave me lende plasese tritol, qe shperthehej nga distance me mekanizmin e celularit, nje pushke snajper dhe nje pistolete me silenciator.
Ne operacion kane marre pjese forca speciale te RENEA-s, qe kane vene ne pranga te dyshuarit. Pistat e hetimit jane disa, por kryesoret jane ajo e tregtimit te minave me celular dhe perdorimi i tyre per ndonje atentat te mundshem ne vend. Burime nga prokuroria thane se kater te ndaluarit nuk jane marre ende ne pyetje dhe pritet zbardhja e pergjimeve te kryera per te zbuluar itinerarin, bleresit dhe bashkepunetoret e tjere ne kete rrjet. Burime nga prokuroria thane se kater te ndaluarit nuk jane marre ende ne pyetje dhe pritet zbardhja e pergjimeve te kryera per te zbuluar itinerarin, bleresit dhe bashkepunetoret e tjere ne kete rrjet. Mesohet se nje mine shitej kundrejt cmimit prej 2500 euro ne treg, ndersa porositeshin nga bleres te ndryshem brenda dhe jashte vendit.
Dyshimet per nje atentat
Burime nga prokuroria dhe policia thane pas operacionit se nderhyne ne momentin final pasi ekzistonte edhe frika e ndonje atentati te mundshem. Informacionet dhe pergjimet kane sjelle dhe nderhyrjen e menjehershme, ku ne afersi te portit te Durresit forcat e policise kane ndaluar dy automjete ku leviznin personat e dyshuar. Ne makinen e ketyre te fundit policia ka ushtruar kontrolle te imtesishme, duke gjetur nente minat te cilat ishin bere me tritol dhe me qark celulari, qe aktivizohej ne distance. Nente aparate celularesh u bllokuan gjithashtu se bashku me nje snajper dhe nje pistolete me silenciator. Te arrestuarit sipas te dhenave ishin pjese e nje rrjeti te goditur gjate vitit 2007.
SSSASS