E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gjaku, te forcohet kontrolli i dhurimeve"

Me rritjen e fluksit te dhurimit te gjakut, rritet edhe domosdoshmeria per nje gjak sa me te sigurt. Kjo, ne menyre qe tragjedia e Gerdecit te mos pasohet nga tragjedi te tjera te mundshme, prej gjakut te infektuar. Pikerisht sipas kesaj logjike, ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, u ka terhequr vemendjen dje punonjesve te Qendres se Transfuzionit te Gjakut per te forcuar kontrollin e njesive te dhuruara te "lengut te jetes". "Ne cdo rast, duhet te jemi te sigurt ne gjakun qe perdorim per pacientet. Ne kete rast, nje pakujdesi sado e vogel do te kishte nje kosto shume te rende per jeten e njeriut dhe do te ishte e pafalshme per ne", deklaroi Ndoka. Nje thirrje te tille, ministri e ka bere duke dashur qe te shmangen incidente te mundshme qe kane te bejne me infektimin e pacienteve nepermjet gjakut. Nje gje e tille ka ndodhur me pare, ndaj per kete arsye, sipas burimeve nga Ministria e Shendetesise, kerkohet qe te behen kontrolle strikte.
Siguria e gjakut
Kreu i Ministrise se Shendetesise, Nard Ndoka, tha se dikasteri qe ai drejton eshte i vendosur te garantoje gjak te sigurt ne cdo dite te vitit per pacientet tane. Krahas thirrjes qe u beri punonjesve te Qendres Kombetare te Transfuzionit te Gjakut, ai i falenderoi ata per gatishmerine dhe profesionalizmin e treguar ne menaxhimin e situates kritike qe u krijua, pas tragjedise se ndodhur ne Gerdec. "Ne ditet kritike te tragjedise, ku qindra qytetare kishin nevoje per gjak, ju deshmuat disa nga vlerat me te larta te sistemit tone shendetesor, pergjegjesi, perkushtim, profesionalizem, humanizem dhe aftesi menaxhuese te lavderueshme", tha ministri. Sipas tij, pas vleresimit te gjendjes se te demtuarve dhe stabilizimit te gjendjes se tyre, si dhe vleresimit te sasive te gjakut te mbledhur nga dhuruesit dhe donatoret e huaj, u pa se nevojat per gjak ishin me te vogla sesa sasia e gjakut te grumbulluar.
Nevojat per gjak
Cdo vit kane nevoje per gjak 450 paciente, si rezultat i semundjeve te lindura te gjakut. Nga keta, 216 jane femije. Sipas burimeve nga Qendra Kombetare e Transfuzionit te Gjakut, numri i te aksidentuarve dhe urgjenca te tjera, qe kane nevoje ne vit per t'u furnizuar me njesi gjaku eshte rreth 1 mije persona. Ndersa numri i operacioneve ne Spitalin Ushtarak te personave me trauma i kalon te 1700. Nga ana tjeter, edhe ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" nevojat jane te medha. Keshtu, numri i te aksidentuarve ne QSUT, qe kane nevoje per gjak, eshte mesatarisht 1300 paciente ne vit.

Dy te plagosura, drejt Zvicres
Te plagosurve qe aktualisht gjenden ne spitale te ndryshme te botes per kurim, do t'u shtohen edhe dy emra te rinj pacientesh. Keshtu, do te jene Ylbere Preni dhe Versile Gjata, dy te plagosurat, te cilat do te dergohen ne Zvicer per t'u kuruar. Lajmin e beri te ditur ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, gjate nje vizite qe zhvilloi dje ne Spitalin Ushtarak dhe ne pavijonin e djegie-plastikes ne QSUT. Sipas Ndokes, mesohet se ne Qendren Spitalore "Nene Tereza" jane 20 te plagosur, mes te cileve 4 persona jane ne gjendje te rende. Ky numer do te pergjysmohet me dergimin e dy pacienteve ne Zvicer per kurim.

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›