Gërdeci, s'ka vendim për lirimin e Pinarit Delijorgjit e Ngjecit
TIRANE-Gjykata e Tiranës shpalli sot paradite moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së biznesmenit Mihal Delijorgji,Ylli Pinari, ish-kreu i MEICO-s dhe Sokol Ngjeci.
Të akuzuar si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit që mori jetën e 26 qytetarëve të pafajshëm, po tentojnë me çdo kusht lirinë.
Ata kërkojnë lirimin nga qelia, pasi pretendon se kanë përfunduar afatet e paraburgimit.
Në vendimin e sotëm treshja gjykuese e kryesuar nga Gerd Hoxha,është shprehur se “nuk është kompetencë e saj për të shqyrtuar këtë cështje për sa kohë që lidhur me këtë vendim është bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Delijorgji pretendon se kanë skaduar afatet e paraburgimit dhe se prej 100 ditësh vazhdon të qëndrojë në burg.
Dosja e tyre ka kaluar sa në njërën gjykatë në tjetrën. Vetëm tri ditë më parë gjykata e Apelit e përcolli dosjen për në gjykatën e Tiranës, pasi prishi një vendim të mëparshëm, përmes të cilit ishte rrëzuar kërkesa e tre të akuzuarve për lirimin nga burgu.
Në tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec, nga shpërthimi i një fabrike demontimi humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë. Nën akuzë janë vënë 29 persona, por vetëm katër prej tyre ndodhen në qelitë e paraburgimit.
(s.g/balkanWeb)