Ish-ekspozita pronaret blene 20 te objektit 1 mln
Ne vitin 2008 pronaret e truallit ku ndodhet ish-ekspozita kane aplikuar per kthimin e prones se tyre. Gjate shqyrtimit te kerkeses nga Agjencia e Pronave eshte arritur ne perfundimin se rreth 7500 m2 toke ishin ne pronesi te aplikanteve por brenda truallit gjate regjimit komunist ishte ndertuar objekti shteteror i ish-ekspozites me siperfaqe rreth 2 200 metra katror. Ne keto kushte dosja i ka kaluar Ministrise se Ekonomise pasi ligji parashikon se pronaret e tokes kane te drejten e parablerjes ne rast se ne truallin e tyre eshte ndertuar nje objekt shteteror qe perben jo me shume se 25 per qind te totalit te prones. Mbi bazen e propozimit te Ministrise se Ekonomise qeveria e Shqiperise ka nxjerre nje vendim sipas te cilit prona e tyre do tu kthehej pronareve te cilet duhet te realizonin parablerje per godinen e ish-ekspozites nje prone shteterore e vendosur ne truallin e tyre. VKM ka caktuar se cmimi per meter katror per 20-25 per qind te prones ishte 460 mije leke per meter katror. Sipas burimeve hetimore nga Prokuroria eshte konfirmuar se per blerjen e objekteve qe ndodhen ne truallin e tyre pronaret kane paguar me fatura dhe me deklarata noteriale nje shume prej rreth 1 milion dollaresh. Perllogaritja e shumes totale qe duhej te paguanin pronaret eshte percaktuar bazuar ne nje vendim te Keshillit te Ministrave i cili ka vendosur cmimet per meter katror ne kete zone. Ne lidhje me kthimin e truallit pronaret kane deshmuar ne prokurori duke vene ne dukje se sipas ligjit ata kane blere rreth 2 mije metra katrore te siperfaqes se nderteses se ish-ekspozites e cila ishte ndertuar ne token e tyre pas shtetezimit te saj. Ligji i jep te drejten pronarit qe zoteron 70 per qind te siperfaqes te bleje ndertesen apo token qe perben 20-30 per qind te ngastres.
Minierat PS padit Genc Rulin
Deputeti i Partise Socialiste Sajmir Tahiri dorezoi dje ne prokurori dosjen me akuzat e opozites ndaj ministrit te Bujqesise Genc Ruli. PS e akuzon Rulin se kur ishte minister i Ekonomise ka realizuar me firmen e tij koncesionin e minieres se Bulqizes duke anashkaluar Parlamentin. Me kete veprim zoti Ruli na ka treguar se pushteti i votave te vjedhura nuk ndalet para asgjeje tha Tahiri. Ai e cilesoi vendimmarrjen e tij si nje rast arrogance te pushtetit.
Trazhgim Sokolaj