E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendoset sot për boshatisjen e kutive të votimit

Rreth një javë më parë, KQZ-ja  ka përgatitur një relacion, kur parashihet hapja dhe boshatisja e kutive të votimit.

“Më datë 29.12.2010, ditën e mërkurë, ora 11:00 zhvillohet mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me këtë rend dite: Shqyrtimi i projekt-vendimit:

“Për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 28 qershor 2009”, thuhet në njoftimin e KQZ. Në projektvendim theksohet se duke qenë që zgjedhjet lokale të 8 majit po afrojnë, Komisioni Qendror Zgjedhor është i detyruar të boshatisë kutitë e votimit për t’i bërë gati për zgjedhjet lokale. Gjithashtu, thuhet se administrata e KQZ-së e ka të domosdoshme të fillojë menjëherë procesin e evidentimit të sasisë dhe gjendjes së materialeve ekzistuese për të parashikuar llojet, sasinë dhe buxhetin që do kërkohet për zgjedhjet e ardhshme. 

“Aktualisht i vetmi material zgjedhor që KQZ mund të parashikojë si gjendje dhe të ripërdorshme është kutia e votimit dhe ajo e materialeve zgjedhore që janë përdorur në zgjedhjet e 28 Qershorit 2009. Megjithatë, edhe për këto materiale, KQZ duhet të bëjë një vlerësim të shpejtë të gjendjes së tyre fizike, për të përcaktuar nëse do jetë e nevojshme për të parashikuar sasi shtesë të tyre”, theksohet në pr/vendimin e marrë dje. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-29 09:25
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›