E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria mbështetje fëmijëvr të policëve të rënë në detyrë

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri Berisha, si dhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. Gjatë fjalës së tij Berisha, duke i uruar fëmijët për Vitin e Ri, ka shprehur  nderimin për veprën dhe sakrificën sublime të punonjësve të rënë në krye të detyrës.

“Ju garantoj se qeveria, do të bëjë gjithçka që të lehtësojë përpjekjet tuaja për të ndërtuar të ardhmen që ju meritoni. Ne me asgjë nuk mund të zëvendësojmë  më të dashurit tuaj, por ne do të bëjmë  gjithçka, që të keni mbështetje të plotë siç e meritoni, ky është një detyrim i madh i shoqërisë shqiptare ndaj jush, ndaj familjeve tuaja. Sakrifica sublime  e baballarëve tuaj, e bashkëshortëve tuaj, e fëmijëve tuaj, qëndron në themel të rezultateve, të sukseseve, të garancisë së jetës, pronës, veprimtarisë së qytetarëve shqiptare, por edhe në themel të njërës prej arritjeve personale me të mëdha në jetën e çdo shqiptari, siç është lëvizja e lirë në Evropë”, theksoi z. Berisha.

Secili nga 247 fëmijët e punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës (deri në 18 vjeç) ka përfituar një shumë prej 20 mijë lekësh (të reja), kontribut i  punonjësve të Policisë së Shtetit, si dhe u janë shpërndarë dhurata të sponsorizuara nga SFI (Swiss Foundation International) dhe donatorë të tjerë. Gjithashtu familjet pa fëmijë ose me fëmijë mbi 18 vjeç kanë përfituar nga 10 mijë lekë (të reja).

                                                                                             2010-12-28 15:16
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›