Ligji, paraplegjikë e të verbër protestë te Kuvendi
TIRANE- Nderkohe qe Kuvendi diskuton sot ndryshime ne projektligjin Për statusin e të verbrit dhe Për statusin invalidit paraplegjik dhe tetraplegjike, të ndryshuar, perfaqesues te shoqatave jane mbledhur ne proteste para godines se parlamentit, duke i bere thirrje ligjberesve te marrin ne konsiderate kerkesat e tyre.
Sipas projektligjit qe pritet te miratohet sot do të jetë qeveria ajo që do të përcaktojë masën e rimbursimit për shërbimet që më parë ishin përfshirë në ligj.
Tashmë shërbime si ngrohja e telefonia do të përcaktohen me akte nënligjore nga Këshilli i Ministrave, gjë që është kundërshtuar nga të verbërit e paraplegjikët.
Ne proteste jane mbledhur persona me aftesi te kufizuar, duke leshuar thirrje per kujdes ne amendimin e ligjit per ta.
Protesta ishte paralajmëruar para disa ditësh për në disa qytete të vendit. Nderkohe qe Shkodër behet me dije se policia ka ndaluar autobusët me paraplegjikë të vijnë në Tiranë.
Shoqata e të Verbërve dhe Paraplegjikëve të Shqipërisë protestuan edhe një javë më parë kundër projektligjit për ndryshimet në statusin e tyre.