"Gerdeci, u ngrit me urdher te Mbrojtjes"
Redinalda Caushaj
Tirane-Ish-drejtori teknik ne fabriken e Gerdecit, Dritan Minxolli, shpjegoi dje ne seancen e radhes se puna ne kete fabrike kishte filluar ne daten 28 prill 2007, vetem tre dite pas daljes se urdhrit nga Ministria e Mbrojtjes. Sipas tij, reparti ushtarak ne ate kohe ruhej nga disa nenoficere. Per nisjen e punes, ka dhene urdher ish-komandanti i Forces se Bashkuar, gjeneral Shpetim Spahiu, nderkohe qe ai vete ka qene ne Gerdec per te pare vendin ne maj te vitit 2007. Po ashtu, tha Minxolli ne deklarimin e tij, ne fabrike kane qene ne qershor te atij viti, edhe ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha, i cili nuk kishte pasur asnje kundershtim.
Ne fabrike, edhe femije nen 10 vjec
Ne fabriken e demontimit te armeve ne Gerdec, kane ndihmuar edhe femije te moshes 8-10 vjec. Nderkohe qe kushtet e punes ishin skandaloze dhe rrezikshmeria ishte shume e madhe. Keto fakte ia ka servirur dje trupit gjykues, te kryesuar nga gjyqtari Ritvan Hado, nje nga deshmitaret e thirrur nga akuza. Luiza Durda ka treguar ate cka pa, diten e ngjarjes. "Zjarrin e kam pare jashte portes. Kam bertitur "shpejt se u dogjem", ndersa flaka ishte ne nje karroce me barut. Flaka ishte nje meter. Une jam demtuar ne gjurin e djathte. Nga zjarri me ka pesuar plage ne trup edhe vajza Eliza Durda, 8-vjece dhe djali 14-vjec, ndersa me ka vdekur djali i vellait Erison Durda. Femijet kane qene duke luajtur jashte fabrikes. Ne lidhje me shkakun e venies se zjarrit, punetoret thoshin qe ishte nje karroce e sapo salduar", ka treguar deshmitarja. Ajo tha se diten e ngjarjes ka qene ne fabrike edhe Dritan Minxholli, por me pas ishte larguar me Veiz Mucen. Deshmitarja ka bere me dije se ne fabrike kishte edhe femije te moshes nen 10 vjec, te cilet vinin dhe ju sillnin ushqimin prinderve te tyre, ndersa me pas i ndihmonin ne pune. Ajo ka shpjeguar se ne procesin e pare te punes, ka pasur edhe raste te tjera zjarri te cilat jane shuar me kova uji.
Flet gruaja e oficerit te vdekur
Nje tjeter deshmitare, e cila ka vene ne dukje kushtet e veshtira te punes ne fabrike, ishte Aferdita Cango, gruaja e ve e ish-oficerit qe mbeti viktime e tragjedise, Besim Cango. Ajo ka treguar te gjitha problemet qe kishte fabrika, te cilat ia kishte rrefyer i shoqi. Bashkeshorti i saj, nje ish-specialist i cminimit, kishte nisur pune ne fabrike me 21 janar te vitit 2008, si specialist per te ndjekur rregullat e sigurimit teknik. Sipas saj, bashkeshorti vinte gjithmone i shqetesuar ne shtepi, pasi grupet e punes nderroheshin pothuajse perdite. "Jam vene ne dijeni se ka pasur debate me Sokol Ngjecin. Nje rast me tha se, ma degjuan fjalen dhe vune ne mure fikset e zjarrit", tregoi deshmitarja. Nje moment tjeter debati sipas saj, ka qene edhe ai i rrotave te karrocave. Bashkeshorti i saj kishte kembengulur qe rrotat te ishin me goma dhe jo me metal, pasi ato ferkoheshin me barutin dhe nxirrnin shkendija. "Bashkeshorti me ka vene ne dijeni qe te gjitha mjetet e punes qe kane qene ne fabrike, kane qene shume primitive, qe prodhonin shkendija zjarri. Punetoret perdornin leva, kacavida. Burri me ka thene se puna ne fabrike ishte me rrezik. Diten e ngjarjes burri ka qene ne fabrike. Kam shkuar bashke me vajzen ne te gjitha spitalet, por trupin e burrit e kam gjetur ne morg", ka deshmuar Aferdita Cango. Sipas saj bashkeshorti nuk ka qene dakord qe te realizoheshin saldime ne fabrike.
Shperthimi ndodhi ne vendin ku behej cmontimi
Bujar Nasufi, nje nga punetoret e fabrikes ka treguar se zjarri diten e 15 marsit ra ne vendin ku behej cmontimi. "Kam punuar per heqjen e tapave te predhave. Ishte hera e pare qe e beja ate pune. Paguhesha me baze, 180 leke ne dite. Me rregullat u njoha nga Dritan Minxolli. Punoja ne grup me 2 veta te tjere. Pervec heqjes se tapave kam bere edhe punen ne ndihme te grupit qe sistemonte arkat boshe. Tapen e hiqja me celes. Ne pune kam pare mjete kunder zjarrit si pompa. Diten e ngjarjes isha 60-70 metra larg vendit ku ra zjarri dhe po merresha me sistemimin e arkave boshe. Zjarri ra ne vendin ku behej cmontimi. Kur e pashe ika, isha bashke me te tjere. Aty ku isha, kishte hapesire dhe u largova. Kam pare predha qe te fluturonin. Nuk kam pare te afishuara rregulla ne fabrike", ka deklaruar ai.