E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Financime te fuqishme nderkombetare"

"Une parashikoj nje vit te mbare ekonomik. Eshte e vertete qe ka pasur nje zvogelim te te ardhurave, por eshte e vertete qe u realizuan gjithe keto objektiva. U rriten rrogat dhe pensionet, sipas premtimeve. U perfunduan veprat e parashikuara. Situata eshte shume premtuese". Kjo ka qene deklarata e kryeministrit Berisha, teksa ka paralajmeruar dje ne nje konference per mediat, se ekonomia per kete vit do te jete e mbare. "Qeverise shqiptare i besojne, per financime te fuqishme dhe shume te rendesishme, nderkombetare. Jane miq, donatore qe po ofrojne mbeshtetje dhe ndihma, jashte parashikimit. Financime per Rrugen e Arbrit, financime per tunelin e Elbasanit, tuneli i Jugut dhe Juglindjes, pra nuk mund te them se do te kete apo jo nevoje per rishqyrtim sepse jane te gjitha keto qe do te mblidhen se bashku", deklaroi kryeministri. Sipas tij, qeveria eshte e vendosur te ece me disiplinen me te madhe te mundshme te kuadrit makroekonomik, pra te mos rrisin me tej borxhin, por te fillojne uljen e tij. "Eshte hera e pare ne histori qe ne dalim ne tregun evropian me bonde, por mund t'u them se interesi eshte real per blerjen e tyre. Nje numer shume i madh bankash kane treguar nje interes real dhe kjo sepse nje ekonomi, qe ne kulmin e krizes rritet me 3 apo 4 % eshte nje ekonomi shume e besueshme",-tha Berisha. Duke nenvizuar se eshte nje ekonomi qe mbajti flamurin e rritjes, bankat jane te shendetshme, interesi i investitoreve eshte i madh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›