Trafikoi 23-vjecaren si prostitute ne Itali, kapet ne nje lokal ne "Kombinat"
Tirane-Denoncimi i nje vajze te shfrytezuar si prostitute ne Itali, ve ne pranga tutorin e saj 46-vjecar. Nje vajze 23-vjecare, pasi ka shpetuar nga kthetrat e trafikimit, ka ardhur ne Shqiperi dhe ka deponuar gjithcka ne lidhje me marrjen dhe dergimin e saj ne Itali, nga 46-vjecari Agim Imeri. Vajza kishte dashur te shkonte per te punuar ne Itali dhe kete ia kishte premtuar Imeri, te cilin e njihte me pare. Ne gusht te vitit te kaluar, se bashku me 46-vjecarin, ajo ka udhetuar nga Mali i Zi, me pas ne Kroaci, Slloveni dhe kishte arritur ne Itali. Por kur ka mberritur ne vendin fqinj, puna qe duhet te bente vajza, ishte te prostituonte. Sipas kallezimit te saj ne polici, per 4 muaj ajo eshte shfrytezuar nga Imeri, si prostitute ne rrugen e qytetit te Udines. E detyruar te ushtronte kete "zanat", 23-vjecarja ka gjetur momentin e pershtatshem per te shpetuar nga trafikimi dhe eshte kthyer ne Shqiperi, ku ka bere edhe denoncimin ndaj tutorit te saj, per te cilin ka dhene edhe pershkrimin dhe te dhena te tjera te hollesishme. Pas nje pune te mireorganizuar, specialisteve e seksionit te Luftes Kunder Trafiqeve te paligjshme, ne Drejtorine e Policise se Tiranes ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda, kane lokalizuar vendndodhjen e te kerkuarit, ne saje te operacionit te koduar "Udine", Agim Imeri, lindur ne Kukes e banues ne Tirane, u kap ne ambientet e nje lokali ne qender te lagjes "Kombinat". Hetimet per ndjekjen e tij, zgjaten 3 muaj. Gjate kontrollit te baneses, Imerit iu gjet nje pistolete me kaliber 9 mm, si dhe shume fatura dhe korrespondenca bankare qe i dergonte nga Italia per ne Shqiperi, ne kohen kur kryente aktivitetin kriminal.
L.K