Ceshtja "Caka", shteti shqiptar gjobitet me 3 mije euro
Tirane-"I forti" i zones se Myzeqese gjate trazirave te vitit '97, i njohur per bemat e tij, Lulzim Caka, ka humbur disa prej kerkesave te ngritura ne nje padi te tij, ndaj shtetit shqiptar, ne Gjykaten Evropiane per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg. Por ka fituar, nje demshperblim prej 3 mije eurosh ne dem te shtetit shqiptar, qe ka te beje me zhvillimin e procesit gjyqesor. Me nentor te vitit te kaluar kjo gjykate, ka marre ne shqyrtim disa kerkesa te paraqitura ne nje padi nga i denuari me 25 vjet burg, Lulzim Caka. Ne kete padi, ai pretendonte per mungese te ndihmes mjekesore gjate kohes qe ishte i arrestuar, pas demtimeve qe kishte pesuar. Ai ishte ankuar per kohezgjatjen e periudhes se paraburgimit, duke pretenduar se i ishte mohuar e drejta e nje procesi te rregullt gjyqesor. Pasi mori ne shqyrtim kete padi, Gjykata e Strasburgut vendosi ne unanimitet, te rrezoje kerkesat e Cakes. Ajo ka cmuar se nuk ka shkelje te Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut, per sa i perket mungeses se nje avokati gjate nje pjese te gjyqit ne ngarkim te tij, ne momentin kur avokati i zgjedhur e kishte braktisur, ndersa i denuari nuk ishte paraqitur ne gjyq. Caka ka pretenduar se nuk ka pasur para te paguante nje avokat, ndersa nga shqyrtimi i kesaj kerkese nga Gjykata, ka rezultuar se ai gjate gjykimit ne faza te ndryshme ka paguar gjithsej 5 avokate. Strasburgu ka argumentuar se nuk ka shkelje ligjore per sa i perket refuzimit te gjykates, per te lejuar ridegjimin ne gjykim te nje deshmitari te kerkuar nga Caka. Por Strasburgu, ne vendimin e tij paraqet se ka pasur shkelje nga gjykatat shqiptare, ne pamundesine e garantimit te paraqitjes se disa deshmitareve ne favor te Cakes.
Gjykata Evropiane pohon se nje tjeter shkelje e Konventes, eshte edhe mos marrja ne konsiderate e kater deshmitareve ne Gjykaten e Shkalles se Pare Berat, ne favor te te gjykuarit. Te njejten shkelje ka evidentuar kjo gjykate edhe per faktin e mos degjimit nga gjykata te tre deshmive ne favor te Cakes. Nisur nga keto, Gjykata e Strasburgut ne perputhje te nenit 44/2 te Konventes per te Drejtat e Njeriut, vendosi qe shteti shqiptar duhet t'i paguaje ankuesit 3 mije euro ne lidhje me demin jo financiar, plus cdo takse qe mund te vendoset, e cila duhet te konvertohet ne monedhen kombetare te shtetit. Ky vendim nuk ka ndryshuar asgje ne denimin me 25 vjet burg te Lul Cakes, 39-vjecarit nga Samatica e Beratit. Ai eshte denuar per disa vrasje te kryera ne zonen e tij. Aktualisht Caka ndodhet ne burgun e Peqinit, ku po vuan denimin me 25 vjet burg, denim i vendosur nga gjykata ne vitin 2001.