Topi-Topalli: Shqiperia do te mbeshtese integrimin e Kosoves
Presidenti Bamir Topi, gjate takimit me kryetarin e Gjykates Kushtetuese te Kosoves, Enver Hasani, shprehu mbeshtetjen e fuqishme per shtetin e ri, ne perpjekjet per integrim ne Evrope. Kreu i shtetit theksoi se bashkepunimi rajonal dhe me gjere ne fushen e drejtesise, luften kunder korrupsionit, krimit te organizuar etj, do te kontribuoje ne konsolidimin e shtetit te se drejtes, ruajtjen dhe forcimin e institucioneve te pavarura, te demokracise shqiptare, por edhe ne rolin e rendesishem qe Shqiperia dhe faktori shqiptar ne Ballkan, luan per paqen dhe stabilitetin ne rajon e me tej. Njeheresh po dje dhe kryetarja e Kuvendit Topalli priti ne takim kryetarin e Gjykates Kushtetuese te
Kosoves, Enver Hasani. Ne shtetin e ri te Kosoves, Gjykata Kushtetuese eshte nje institucion i ri dhe sic theksoi kryetari Hasani, "kjo gjykate ka sfida te medha por shume
te rendesishme ne forcimin e sistemit te se drejtes ne Kosove". Kryetarja e Kuvendit tha se institucioni i Gjykates Kushtetuese eshte nder me te rendesishmit ne sistemin e drejtesise dhe qe ka nje peshe te jashtezakonshme. Ajo tha se integriteti i gjyqtareve eshte thelbi i mirefunksionimit te gjykatave.