E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet 25-vjecarja greke, dorezohet i dashuri shqiptar

Greqi-Nje 25 vjecare, nene e dy femijeve, u gjet e vrare ne Greqi, kurse i dashuri i saj shqiptar, u zhduk menjehere pas gjetjes se trupit te te ndjeres, vrare me arme gjuetie, por dje ne mesdite ai u dorezua dhe pranoi krimin. Korrespondenti i agjencise NOA informon se ngjarja ka ndodhur ne Astako te Greqise, ku nje dite me pare, eshte gjetur kufoma e 25-vjecares, nje shtetase greke e cila jetonte ne zonen e Makrinias. Policia e rajonit te Etolise qe mbulon dhe zonat e Astakose dhe Makrinias, tha se 25-vjecarja, nene e dy femijeve, ishte qelluar me arme zjarri ne koke. Me pas, trupi i saj ishte hedhur ne disa shkurre ne pyllin e Ligovices, jo larg vendbanimit dhe kishte qendruar atje permbi dhjete dite, por pa u demtuar trupi per shkak te debores dhe te ftohtit. Viktima bashkejetonte prej disa kohesh ne fshatin Mataranga, me nje djale shqiptar, 30 vjecar, emri i te cilit nuk behet i ditur. E ndjera, pak para se te lidhej me emigrantin shqiptar, jetonte ne Kardhica, ku ishte ndare me te shoqin, nje shtetas grek, me te cilin kishte dhe dy femije. Ajo punonte ne klubet e nates se zones se Makrinias. Policia tha se u perpoq te merrte ne pyetje te dashurin shqiptar te viktimes, por ai nuk u gjet ndaj dhe u shpall ne kerkim. Hetuesit thane se e konsiderojne 30-vjecarin shqiptar si te dyshuarin e vetem per vrasjen e shtetases greke. Ai u dorezua vete dje ne rajonin policor ku tha se ishte i dashuri i 25-vjecares greke, te cilen pranoi se e kishte vrare me arme gjuetie, nje cifte. I dyshuari i tha policise se e kreu krimin ne gjendje te dehur dhe ne kushte te tronditjes se thelle psikologjike. Sipas deshmise se te riut, ai e kishte vrare 25-vjecaren me 17 janar 2010, pak pasi se bashku me dy shqiptare te tjere kishin qendruar ne nje lokal ne Agrinio. Shqiptari pranoi se kishin konsumuar sasi te medha pijesh alkoolike dhe tregoi se pasi ishte ndare me shoket, kishte udhetuar me makinen e tij me te dashuren per ne shtepi. Por gjate rruges kishte nisur sherri mes tyre, ndersa gjendeshin prane lokalitetit Astako. Ne gjaknxehtesi e siper, 30-vjecari ka marre ciften dhe e ka qelluar ne koke. I riu tregoi se ciften e kishte marre me 26 dhjetor nga nje shtetas grek ne Mataranga prane vendbanimit te tij, per gjueti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›