E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri Kombëtar,trupa e Prishtinës luan dramën "Tartufi" të Molierit

Trupa e teatrit të Prishtinës ka ardhur në Shqipëri për të luajtur dramën Tartufi të molierit. Artistët shprehen se nga komedi Tartufi u kthye në një dramë e cila synon që t'i tregojë publikut njeriun hipokrit të mbështetur në realitetin e sotëm. Drama Tartufi ka ngjallur debat edhe në Kosovë ku shumë kritikë e kanë akuzuar regjizorin Rahim Burhan që nuk ka mundur ta realizojë siç duhet këtë dramë pasi Tartufi është kthyer në një mysliman. Drejtori i Teatrit të Kosovës Arjan Kransiniqi dhe aktori kryesor i kësaj drame Bajrush Mjaku kanë komentuar se diçka e tillë nuk është aspak e vërtetë. Polemika të shumta ka patur në Kosovë gjë e cila ka bërë që shfaqja të kishte një audiencë mjaft të madhe, më të madhen gjatë 10 viteve të fundit është shprehur stafi i aktorëve. Regjizori maqedonas Rahim Burhan ka sjellë në skenë një koprac modern mysliman të përshtatur me kohët e sotme ku shfaqet qartë dyfytyrësia e njerëzve që edhe pse kanë evoluar vazhojnë të kenë potenciale negative. Edhe Shqipëria do t'i kthejë vizitën Prishtinës së shpejti me produksionin "Alegretto Albania".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›