Vrasja në Mamurras 10 mijë USD përkë ka informacion
MAMURRAS- Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e ekzekutimit të dy të rinjve mbrëmë në qytetin e Mamurrasit. Policia e Lezhës ka vënë në dispozicion 10 mijë dollarë për këdo që do të japë informacion të saktë në numrin e telefonit të policisë së Lezhës 0694106434 për ngjarjen e ndodhur mbrëmë afër qytetit të Mamurrasit . Për arsye hetimi policia nuk bën të ditur emrat e të dyshuarve si autorë të ekzekutimit të Ersid Rama, 23 vjeç, banues ne Mamurras-Kurbin dhe Bert Seiti, 24 vjeç, banues ne Mamurras mbrëmë teksa po udhëtonin në nje mjet veture Renault me targa italjane AZ 248 AV. Rama vdiq në vend, ndërsa Seiti gjeti vdekjen disa orë më pas në spital ushtarak.
Në vendngjarje është gjetur dhe bllokuar një automatik kallashnikov i cili ndodhej ne duart e të plagosurit, ndërsa në afërsi të mjetit është gjetur përtokë një pushkë pesëshe.
(s.g/BalkanWeb)
Në vendngjarje është gjetur dhe bllokuar një automatik kallashnikov i cili ndodhej ne duart e të plagosurit, ndërsa në afërsi të mjetit është gjetur përtokë një pushkë pesëshe.
(s.g/BalkanWeb)