E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi-Turk:Shqipëri-Slloveni, fazë e re marrëdhëniesh

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi pas takimit me presidentin slloven Danilo Turk, deklaroi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë intensive. Topi deklaroi se mbyllja e procesit të ratifikimeve të protokollit Shqipëri-NATO, shënon një moment historik dhe se ai ndjehet krenar që tashmë Shqipëria është anëtare e NATO-s. "Rajoni" , tha Topi, "po kalon situatë të re gjeopolitike" Kosova është faktor stabiliteti në rajon. Topi deklaroi se gjatë takimit me Turk informoi presindetin slloven për reformat në drejtësi si dhe për masat e marra për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas tij, më i rëndësishëm në këto zgjedhje është ligji për zgjedhjet i cili së bashku me infrastrukturën zgjedhore dhe me pajisjen e shqiptarëve me letënjoftime do t'i bënin këto zgjedhje që Shqipëria të dalë përfundimisht nga tranzicioni, që zgjedhjet të jenë në klimë të qetë dhe demokratike, të jenë zgjedhjet të pranuara për të dhënë mundësinë që Shqipërua të eci në fushën e reformave .Sipas presidentitt ka ardhur momenti që të arrihet lëvizja e lirë e shqiptarëve. "Shqipëria aspiron që çdo ditë t'i afrohet BE-së, më normalja do të ishte që çdo shqiptar të lëvizte i lirë dhe besoj se tashmë jemi në momentin që të relizojmë këtë dëshirë. Lidhur me faktin nëse është penduar për heshtjen që mbajti lidhur me ligjin e dosjeve. Topi deklaroi se "Nuk diskutohet për vullnete individuale, janë pozicione insitucionale dhe vendimet e maturuara nuk japin shanse për pendesë. Ka qenë një vendim, i qartë , i ekspozuar me të drejtën kushtetuese që ka Presidenti i Republikës. Unë konstatoj se të gjithë insitucionet e faktorit politik kanë mbajtur pozicionin e qartë duke respektuar themelet e shtetit ligjor dhe Kushtetuetën", u shpreh Presidenti. Ndërkohë që presidenti slloven, Danilo Turk deklaroi se vizita e tij në Shqipëri është një përpjekje për të ngrritur më shumë marrëdhëniet dypalëshe si dhe të rrisë partineritetin. Ai theksoi se "Sllovenia ka qenë gjithmonë në mbështetje të aspiratave të Shqipërisë për në NATO dhe BE. Ne e mirëpresim Shqipërinë në NATO". Presidneti slloven nënvizoi se Sllovenia mbështet liberalizmin e vizave të Shqipërisë për në BE". Turk shtoi se Sllovenia e Shqipëria ka mjaft mundësi për të parë dhe për të shfrytëzuar. "Unë kam sjellë 30 përfaqësues të biznesit kyç slloven dhe disa prej tyre kanë krijuar një përvojë të sukseshme në Shqipëri, ndaj ne dëshirojmë që vizita të fillojë fillimin enjë faze të re të bashkëpunimit ekonomik dypalësh", theksoi presidenti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›