E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Anëtarësimi në NATO, ngjarje madhore

Nëpërmjet një konference për shtyp, kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur mbylljen e procesit të ratifikimit të protokollit të Shqipërisë në NATO. Kryeministri e konsideroi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO,si në ngjarje madhore. "Shpreh mirënjojnen më të thellë ndaj qeverive, parlamenteve dhe kombeve të këtyre vendeve për vlerësimin që treguan ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, ndaj rezulateve të përpjekjeve të tyre. Anëtarësimi në NATO është një ngjarje madhore për Shqipërinë", deklaroi Berisha. Sipas kryeministrit, ratifikimi i protokollit Shqipëri-NATO dhe përfudimi i këtij procesi në kohë tregon për një nivel të paprecedentë të vlerësimit të Shqipërisë nga vendet e NATO-s". Sipas kryeministrit, Alenaca e Atlantikut të Veriut ka kritere thelemore kriteret e shtetit të lire, ekomomisë së lirë të tregut, por edhe kritere ushtarake. Kryeministri vlerësoi se ratifikimi i protokollit është dëshmi e përpjekjeve të Shqipërisë për të ndërtuar shtetin ligjor, ekonominë e tregut, dhe rolit të saj për paqe dhe stabilitet në rajon. Berisha deklaroi se Shqipëria tejkaloi çdo parashikim për afatin e përfundimit të ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e plotë në NATO. "Në 2005-ën nuk ka patur parashikues ndër më optimistët që parashikon se Shqipëria brenda mandatit tim të parë do përfundonte protokollin, por ne e tejkaluam këtë afat. Ju premtova ftesën e anëtarësimit shqiptarëve, pro jo finalizimin e procesit, sepse të tilla ishin muret që ishin ngritur dhe që pengonin këtë proces ëpr Shqipërinë", shtoi kryeministri . Sipas tij, nuk ka dyshim se ky proces do të ishte i pamundur pa mbështetjen e jashtëzakonehsme që presidenti George Bush dhe qeverisa e SHBA-së, i dhanë shqiptarëve. Kryeministri Berisha foli edhe për projektin e Jalës dhe deklaroi se sot Banka Botërore bëri tranparencë duke deklaruar se në këtë projekt ka gabime dhe se do dëmshpërblejë të dëmtuarit. Berisha tha se "Mafia e ndërtimeve është e përfshirë në projektin e Jalës. Qeveria do i kërkojë Bankës Botërore që të hetojë për për këtë projekt".Kryeministri theksoi se projekti është zbatuar me përpikmëri.Berisha deklaroi se Shqipëria është e gatshme që të shtojë kontigjentin e trupave në Afganistan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›