Gërdecin e kërcënon epidemia

Vetëm dje u vaksinuan 160 punonjës të ushtrisë. Frike nga infeksionet masive te tetanozit. Shpërndahen 600 çadra e jepen ndihma ushqimore
TIRANË - Frikë për epidemi në fshatin Gërdec. Rreth 160 efektivë të ushtrisë, të cilët kryejnë çminimin dhe pastrimin e zonës, u vaksinuan gjatë ditës së djeshme, për shkak të frikës së prekjes nga tetanozi. Lajmi u bë i ditur nga burime zyrtare të ushtrisë të vendosura në Gërdec pas tragjedisë. Ndërsa në ditën e pestë të posttragjedisë, në fshatin Gërdec, vazhdojnë gërmimet, pastrimet, çminimet dhe tashmë një pjesë e territorit që më parë popullohej me shtëpi e shërbime për banorët, do të zëvendësohet një kamping me çadra. Ndërsa zona e kufizuar, e cilësuar si e rrezikshme, është sipas specialistëve 3.5 km katrorë dhe gjatë ditës së djeshme është kufizuar e tëra me shirita kufizuese. Kampingu Nuk kishte zgjidhje tjetër më të shpejtë sesa çadrat për banorët që duan me çdo kusht të kthehen në tokat e tyre dhe në ato çka ka mbetur nga shtëpitë, përveç ngritjes së çadrave. Mësohet se rreth 600 çadra u shpërndanë dje dhe në ditët në vijim do të shpërndahen sasi të tjera, për të gjithë banorët që kanë mbetur tanimë të pastrehë nga shpërthimi i “Hiroshimës” dhe që nuk duan të strehohen në konvaleshencën e Durrësit. Së bashku me çadrat, dje nga shtabi i Emergjencës civile mësohet se janë shpërndarë edhe sasi të konsiderueshme ushqimesh për banorët e zonës së prekur nga shpërthimi i çmontimit të municioneve. Epidemia Ndërkaq, duket se një epidemi e mundshme e tetanozit kërcënon gjithë personat e pranishëm në vendngjarje, ndaj për këtë arsye, 160 trupa xheniere që po pastrojnë zonën u vaksinuan ditën e djeshme. Frika për epideminë duket se nuk vjen vetëm për shkak të kafshëve që gjenden të ngordhura dhe që janë groposur pothuajse çdo ditë, por edhe për shkak të ndotjes së konsiderueshme që ka pësuar toka, uji e ajri i zonës. Sidoqoftë, frika nga kafshët dhe sëmundjet që mund të vijnë prej tyre bënë që të kërkohej menjëherë vaksinimi i 160 efektivave të ushtrisë që janë më pranë zonave të infektuara. Pastrimi Major Astrit Kondi tha dje për “Korrierin”, se aksioni i djeshëm i forcave të ndryshme të ushtrisë që gjenden në zonën e Gërdecit, përfshiu pastrimin e 221 shtëpive, 400 metra linearëve rrugë, 500 metrave katrorë stabiliment druri e po kështu, edhe pastrimi i zonës nga predhat duket në rrugë të mbarë. “169 copë predha të shpërthyera dhe 73 të rrezikshme e 11 djegore, u pastruan gjithashtu nga trupat xheniere”, tha Major Kondi. Sipas tij, edhe pse pati disa momente pauze, për shkak të