E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdec,protestë në kujtim të viktimave

Një vit pas tragjedisë në Gërdec, familjarët e viktimave përkujtojnë të humburit e tyre nga shpërthimi i demontimit të municioneve. Në një proetstë të heshtur ata janë mbledhur të gjithë bashkë, për të bërë homazhe pranë vendit ku humbën jetë njerëzit e afërm e familjarët dhe i kanë bërë thirrje kreut të shtetit për drejtësi. Nëna e Erison Durdës, vogëlushit që humbi jetën nga plagët e rënda pas shpërthimit, kujton me dhimbje ngjarjen e tmerrshme, e po ashtu edhe shumë familjarë të tjerë të viktimave.Pas shumë përpjekesh banorët janë lejuar të futen në krater, për të vendosur lule mbi vendin ku ndodhi shpërthimi i tmerrshëm. Për arsye sigurie, pasi zona konsiderohet ende me rrezikshmëri të lartë, ata kanë hyrë në zonën e mbikqyrur nga ushtria grupe- grupe. Protesta e familjarëve të viktimave të 15 marsit është mbështetur edhe nga lëvizja "Mjaft" dhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›