E Diel, 1 Nëntor 2026

Gerdi dhe Enada, dashuria universale në skenë

Autori i Lajmit: Gerilina Kodheli
Çifti Gerd Vaso dhe Enada Hoxha do të jenë princi dhe princesha e shfaqjes “Arrëthyesi”. Balerinët e mirënjohur dashurinë që përjetojnë në jetë, do ta interpretojnë me gjuhën universale, atë të lëvizjeve koreografike këtë herë si Klara dhe Arrëthyesi. Vepra e Çajvkovskit do të vijë nën regjinë e balerinit të mirënjohur Ilir Kërni, i cili veç përgatitjes së kësaj shfaqjeje do të interpretojë së bashku me balerinë të tjerë si Ledia Sulaj, Elton Merja, Evis Nallbani, Dion Gjinika, Fatjon Lito, Jonida Onuzi, Rovena Shqevi, Elona Dervishi, Adela Muçollari, Greta Hushi, etj

Arrëthyesi

Libreti është nxjerrë nga një tregim i Ernst Theodor Amadeus Hoffmann por jo në formën e tij origjinale sepse do të ishte shumë e përgjakshme. Tregimi i nxjerrë nga libreti bazohet mbi një redaktim më pak të dhimbshëm të Alexandre Dumas.

Akti I

Në vigjilje të Vitit të Ri, në fillim të shekullit të 19-të, il sindaco thërret një festë për miqtë e tij dhe fëmijët e tij të vegjël. Këta në pritje të dhuratave dhe tepër të entuziasmuar, vallëzojnë teksa mbërrin zoti Drosselmeyer, një mik i familjes, që u sjell dhurata gjithë fëmijëve, dhe i zbavit me lojra shpejtësie, megjithëse në fillim u shtin frikë fëmijëve. Të përkëdhellurës së saj, Klarës, i dhuron një arrëthyes në formën e një ushtari, lodër të cilën Fritz, vëllai i vajzës e thyen nga inati. Në festë arrijnë edhe prindërit të cilët i bashkohen festës duke vallëzuar. Klara, e lodhur nga vallëzimet e darkës, pasi të ftuarit largohen, bie në gjumë dhe nis të ëndërrojë. Është mesnatë dhe gjithëçka rreth saj nis të marrë përmasa të mëdha.salla, pema e Vitit të Ri, lodrat.... dhe mbi të gjitha një ushtri me minj që kërkojnë ti vjedhin arrëthyesin. Klara tenton tI ndjekë, kur papritur Arrëthyesi merr jetë dhe nis të luftojë së bashku me ushtarët e Fritz: në fund ngelen vetëm ai dhe Mbreti Topo i cili e vë vërtetë në vështirësi.. Klara, për të shpëtuar Arrëthyesin e saj, merr këpucën e saj dhe ia hedh Mbretit Topo, i cili bie në tokë. Dhe ja, papritur Arrëthyesi shndërrohet në një Princ, dhe Klara i shkon nga pas duke hyrë në një pyll të mbuluar nga bota. Këtu zhvillohet valsi i Flokëve të Borës.

Akti II

Dy të rinjtë hyjnë në Mbretërinë e Ëmbëlsirave, ku i presin Zana e sheqerkave. Arrëthyesi i tregon asaj gjithë aventurat dhe sesi e mposhti Mbretin e Minjve. Menjëherë, Pallati gjallërohet nga një numër i madh vallëzimesh që përbëjnë Divertissements nga më të njohurit e muzikës së Çajkovskit dhe arrijnë kulmin me të njohurin Valsi i Luleve. Më vonë, Princi dhe Zana e Sheqerkave ekzekutojnë një Pas de deux. Baleti mbyllet me një vals dhe ëndrra e Klarës mbaron. Sapo zgjohet, Klara rimendon edhe një herë ëndrrën që ka parë dhe përqafon Arrëthyesin e saj.

Arrëthyesi modern

Arrëthyesi është realizuar në kinema, teatër dhe madje edhe në sport, sidomos muzika dhe drama e tij. Një shembull kinematografik është filmi Fantasia e Disney-t, në të cilin zana, kërpudha të animuara dhe peshq vallëzojnë nën ritmin e notave të Arrëthyesit. Në çdo lloj trajtimi, partitura muzikore e Çajkovskit është riprodhuar pa asnjë ndryshim.
Popullariteti i Arrëthyesit në një farë mase i dedikohet Ëillam Christensen, themelues i kompanisë se baletit San Francisco, i cili e çoi këtë vepër në USA në vitin 1944. Suksesi i baletit dhe koreografia e George Balanchine krijoi një traditë të vërtetë dimërore në veprat skenike të USA. Muzika e baletit është ndër më kompozimet më popullore të traditës ruse. Muzika në fakt i përket traditës romantike dhe përmban disa nga pjesët më të paharrueshme të kësaj tradite: Il Trepak, ose Danza russa, janë nga pjesët më të njohura të baletit, së bashku me të famshmin “Valzer dei fiori”, ashtu si i gjithmonë-gjeturi “Danza della fata confetto”. Baleti në mënyrë befasuese përmban harmoni e ngjyra orkestrore modernë, përveçse një pasurie të mrekullueshme melodish.

Historia e baletit

Pëtr Ilič Čajkovskij kompozoi muzikën e baletit mes viteve 1891 e 1892. Vënia e parë skenike, që u realizua në të njëjtën kohë me operan Iolanta po e kompozitorit Čajkovskij, u realizua në 18 dhjetor 1892 pranë Teatrit Mariinskij të San Pietroburgo, Rusi. Shfaqja me koreografi të balerinit rus Lev Ivanovi, u drejtua nga kompozitori italian Riçardo Drigo. Mes intepretuesve të kësaj shfaqjeje spikasin italiania Antonietta DellEra, në rolin e Fata Confetto, rusi Pavel Gerdt, Olga Preobrajenska dhe i riu Nicolaj Legat. Suita e këtij baleti u bë mjaft popullore në ambientet e koncerteve, aq sa vetë Çajkovskij vendosi të nxjerrë shtatë lëvizje. Një prurje e re në këtë vepër është prezenca e instrumentit të celestes Čajkovskij dëshironte shumë ta fuste në vepër dhe e shtoi në disa pasazhe të aktit të dytë. Në vitin 1934 në Mariinsky (Kirov) Teatri i Operas dhe Baletit u inskenua edicioni i Vassilij Vajnonen dhe po atë vit u pa inskenimi europian i baletit, në Londër në Sadlers Ëell, sipas koreografisë së Ivanov. Në Itali mbërriti vetëm pas 4 vitesh të prezantimit të parë të tij, në 1938 në teatrin La Scala të Milano-s.

Ky lajm është publikuar: 09/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›