Geri Halliuell fejohet me të dashurin milioner
Ish-pjesëtarja e grupit britanik “Spice Girls”, Geri Halliuell, fejohet me milionerin italian, Fabricio Politi. Për këtë fejesë kanë mjaftuar vetëm disa javë njohje dhe Politi i ka shprehur këngëtares dashurinë. Mësohet se këngëtarja dhe i dashuri i saj janë njohur në një klub nate në Firence, në muajin dhjetor. Më herët Geri kishte refuzuar çdo mundësi lidhjeje, por ka qenë pikërisht menaxherja e saj që i njoftoi mediat për fejesën me biznesmenin italian. “Jemi të lumtur të bëjmë publike fejesën e Geri Halliuellit me Fabricio Politin. Si dhuratë për besueshmërinë ndaj njëri-tjetrit Fabricio i ka dhuruar Gerit një unazë fejese gjatë sezonit festiv”, - ka bërë të ditur kompania menaxhuese e këngëtares. Megjithatë, mësohet se nuk ka plane për martesë të afërt mes tyre. “Nuk ka plane të menjëhershme për martesë, pasi dyshja është duke u kënaqur në fejesë”,- thuhet më tej në deklaratë. Halliuell ka një vajzë 2-vjeçare nga lidhja e saj me skenaristin Sasha Gervasi.
28 Janar 2009